Finlanda, njëri prej vendeve të Europës me kufirin më të gjatë me Rusinë, nis sot një debat parlamentar me synimin të përshpejtojë përpjekjet për anëtarësim të NATO-s, duke rritur kështu gjasat që në këtë mënyrë, të lërë pas fqinjin dhe partneren e hershme ushtarake, Suedinë. Rruga e anëtarësimit të Suedisë në aleancën më të madhe ushtarake të globit po pengohet nga Turqia.