Vajzat vlonjate të Flamurtarit kanë fituar sot në mbrëmje në ambientet e pallatit të sportit ‘Flamurtari’ ndeshjen e parë finale përballë Partizanit me shifrat 90-58 duke nisur me “këmbën e mbarë” fazën play off për titullin kampion. Pas ndeshjes trajneria e ekipit vlonjat Elona Hasanaj është shprehur e lumtur duke falënderuar vajzat, por dhe tifozerinë vlonjate. Ndeshja e dytë do të luhet këtë të mërkurë në kryeqytet.