Tre senatorë amerikanë se rezultuan pozitivë në testet për COVID-19 pavarësisht se ishin të vaksinuar. Ata i bashkohen një numri figurash të profilit të lartë të infektuar me variantin më ngjitës delta të koronavirusit që po përhapet me shpejtësi në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Senatori i pavarur Angus King nga shteti i Mejnit, senataori republikan nga Misisipi, Roger Wicker, dhe senatori demokrat nga Kolorado, John Hickenlooper, thanë se kanë rezultuar pozitivë në testet për koronavirusin.