Të paktën 19 persona kanë humbur jetën pasi një tërmet me magnitudë 7.8 ballë i shkallës Rihter goditi brigjet e ishullit Mindanao në Filipinet jugore, thonë zyrtarët. Tërmeti u regjistrua në orën 07:37 sipas orës lokale dhe shkaktoi alarme për cunami në Filipine, Indonezi, Japoni dhe Australi. Videot dhe imazhet treguan ndërtesa që po shembeshin.