Top Channel/ Fier, protestuesit sulmojnë gjykatën/ Kërkojnë dënim kapital për vrasësin e 8 vjeçarit
18/11/2021 19:36

Në një situatë tejet të tensionuar, Gjykata e Fierit dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 38 vjeçarin Klodian Çalamani i akuzuar për vrasjen makabre të 8 vjeçarit Mateo Vasia dy ditë më parë në fshatin Daullas. Por situata në Gjykatën e Fierit është tensionuar nga familjarët e 8 vjeçarit, çka e detyroi Gjykatën të japë masën e sigurisë në mungesë. Familjarë të Mateo Vasisë ikanë hyrë me dhunë në ambientet e gjykatës ndërsa janë konfrontuar edhe me policinë. Ata kanë kërkuar dënim kapital për monstrën që i mori jetën një fëmije. Por familjarët e Mateos sot nuk kanë qenë vetëm. Qytetarët e Fierit i janë bashkuar protestës së tyre pranë gjykatës për të kërkuar varjen e Klodian Çalamanit. Qytetarët e Fierit sot ndihen të pasigurtë për jetën dhe mosbesues ndaj drejtësisë, e cila disa vite më parë i dha 38 vjeçarit dënim minimal për një krim të ngjashëm. Protesta e familjarëve të Mateos ka vijuar më tej në sheshin kryesor të Fierit nga ku ka nisur firmosja e një peticioni ku kërkohet dënimi kapital për Klodian Çalamanin. Qindra qytetarë firmosën peticionin. 8-vjeçari Mateo Vasia u masakrua dy ditë më parë nga fqinji i tij Klodian Çalamani, 38 vjeç dhe më pas u gropos. Krimi i rëndë ka tronditur shqiptarët, të cilët drejtojnë gishtin e akuzës nga gjykata, prokuroria e policia.

Top News- Protestuesit i kërkojnë Policisë të largojnë gardhin metalik para Kuvendit
02/07 09:49
Top News- Protestuesit mblidhen para Kuvendit në pritje të deputetëve, shoqërohen disa prej tyre
02/07 09:42
Top Channel/ Miell dhe vezë ndaj deputetëve, shoqërohen disa protestues, mes tyre Gent Progni
02/07 09:39
Top Channel/ Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Vlorë, vetëm për dëme materiale
02/07 09:24
Top Channel/Aksident i frikshëm në Kukës/ Makina “fluturon” mbi një shtëpi në Bicaj, tre të plagosur
02/07 09:11
Top Channel/ Berisha zgjedh folësen e protestës, për herë të parë në krye të këshillit kombëtar një grua
01/07 23:52
Top Channel/ Demaliaj: S’tërhiqem nga denoncimet! Më sulmuan sepse denoncova shkelje
01/07 23:30
Top Channel/ Dhunohet Demaliaj, rrëfen bisedën me autorët: Ja ç’më thanë para se të më godisnin
01/07 23:13
Top Channel/ “Deputetët s’do futen në Kuvend”, protestuesit paralajmërojnë tubimin masiv
01/07 23:12
Top Channel/ “Nesër para Parlamentit”, protestuesit ironizojnë deputetin: Kujdes se shkelni Braçen
01/07 23:01
Top Channel/ “BE dhe SHBA të na…”, protestuesit paralajmërojnë: Deputetët s’do futen në Kuvend
01/07 23:00
Top Channel/ Thirrja e fortë nga protesta: Nesër te Kuvendi me vezë e miell! Policia të bëjë kujdes
01/07 22:57
Top News- “Merrni vezë dhe miell me vete”, protesta tek Kuvendi/ Kë do sulmojnë protestuesit?
01/07 22:49
Top Channel/ “Rama burg, Berisha burg”, protestuesit mblidhen poshtë zyrës së Ramës: Dorëzohu
01/07 21:01
Top Channel/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës: Jepe dorëheqjen
01/07 20:59
Top News-Kushtetuesja zbardh vendimin për Veliajn, çështja kthehet për rigjykim në Gjykatën e Lartë
01/07 20:33
Top Channel/ Protesta hyn në muajin e dytë, qytetarët kërkojnë qeveri tranzitore
01/07 20:10
Top Channel/ PD zgjedh drejtuesit e rinj, një grua në krye të Këshillit Kombëtar
01/07 20:10
Top Channel/ 13 ambulanca të reja i shtohen Urgjencës, me të gjitha standardet evropiane
01/07 20:00
Top Channel/ “Të gjithë në gatishmëri”! Kryeinspektori Sula: Gjobë kush ndot mjedisin
01/07 19:51