Pas episodeve të dhunës së ushtruara ndaj gazetares së Top Neës, Kleida Muka ka reaguar Asociacioni I Gazetarëve të Shqipërisë dhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, që kanë quajtur rastin të paprecedentë dhe kanë dënuar sjelljen e disa protestuesve. Gjatë raportimit, disa persona në protestë, në mënyrë të paprecedentë, sulmuan fizikisht ekipin e Top Neës dhe vijuan duke ofenduar njëkohësisht gazetaren e duke e lagur me ujë. Pjesë e dhunës ra dhe gazetari tjetër I Top Channel, Muhamed Veliu por dhe shumë kolegë të tjerë.