Ndërsa ishte I pranishëm në eventin e Edicionit të Tretë të Javës së Administratës Publike, kryeministri Edi Rama kritikoi sjelljen e punonjësve të administratës kundrejt qytetarëve, por tha se në tërësi sot ka një cilësi të re në administratën shtetërore. Ai tha se tashmë, si asnjëherë më parë, sistemi po lufton korrupsionin. Rama njoftoi gjithashtu se 140 nëpunës të lartë të administratës kanë hyrë në një program të inteligjencës artificiale, dhe se ata do të shërbejnë si grupi i parë i një procesi që do shtrihet edhe në institucione të tjera.