Një ambient I përshtatur për tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike u zbulua nga policia në Divjakë, ndërsa u sekuestruan 44 kilogramë kanabis në formë boçeje. Aksioni “Koordinimi” u zhvillua në vendin e quajtur Rezervuari I Divjakës pas informacioenve të siguruara në rrugë operative nga ana e agjetnëve. Ambienti ishte ngritur në një tokë shtetërore ndërsa u gjetën 37 kilogramë kanabis në proces tharjeje dhe 7 kilogramë të tjerë në formë boçesh.