Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një banesë në fshatin Krutje të Lushnjës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Flakët kanë djegur plotësisht banesën, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë punuar për neutralizimin e zjarrit dhe shmangien e përhapjes së tij në objektet përreth.