Top Channel/ Fermerët: Nuk po shesim/ Mungesa e tregut lë prodhimin në ara, kërkojnë ndërhyrje
03/07/2026 15:22
Sapo ka nisur sezoni i perimeve të fushës, por për fermerët e Frakullës në Fier situata është alarmante. Megjithëse prodhimet e tyre janë të cilësisë së lartë dhe të destinuara kryesisht për eksport, mungesa e tregut po i çon drejt falimentimit.