Me himnin kombëtar ka nisur në Selanik mbrëmja festive e organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë ne kete qytet me rastin e festave të Nëntorit. Bashkatdhetarë, diplomatë dhe përfaqësues të autoriteteve vendore janë mbledhur në hotelin Hyatt, në një ceremeni ku këtë vit ka qënë e pranishme për herë të parë edhe ambasadorja e Shqipërisë në Athinë zonja Luela Hajdaraga.