Lideri i partisë opozitare “Reforma”, njohur ndryshe si “Babai i Brex-it”, Nigel Farage thotë se nëse ai vjen në pushtet, do të mbyll gjithë sistemin e azilkërkimit në Britani dhe do deportoj 90 mijë aplikuesit e azilit! Sipas planeve të Farage do deklarohet një "emergjencë e sigurisë kombëtare", ku të gjitha gjykatat dhe tribunalet e azilit do pezullohen, njëkohësisht dhe rrugët legjitime të ardhjes së refugjateve drejt Britanisë apo edhe skemat e rivendosjes së përhershme me status legal nga shtetas të BE-së, Kjo politikë radikale nënkupton se dhjetra mijëra aplikantë do deportohen në vëndet e tyre te origjinës ose vënde të treta menjëherë dhe cdo refugjati që u është dhënë statusi i azilantit gjatë pesë viteve të fundit do u rishqyrtohet statusi i tyre nga Home Office.