Top Channel/ Europë, gazi e nafta “me racion”, varësia shkëputet në 2025!
24/03/2022 17:30

Çmimet e energjisë janë rritur në mbarë botën në mesin e përpjekjeve për të shmangur naftën e papërpunuar ruse. Ajo është ndaluar tashmë ndaluar nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar dhe Australia, dhe mjaft kompani të arit të zi në Europë, po përpiqen ta heqin gradualisht. Por nëse Europa do të miratonte një embargo të plotë, kjo thotë CNN, mund ta detyronte Rusinë të reduktonte furnizimet me 3 milionë fuçi në ditë, duke e vënë globin përballë rrezikut të një mungese ekstreme të furnizimit nëse vendet e OPEC-ut nuk fillojnë të rrisin me shpejtësi prodhimin – vendim ky, të cilin deri tani, kanë hezituar ta marrin. Drejtori ekzekutiv i kompanisë holandeze të tregtisë së mallrave Vitol u shpreh se tërheqja e naftës ruse nga tregu perëndimor do t'i shtrëngojë drejtuesit e automjeteve të tregohen të kujdesshëm me karburantin, e ndoshta ta prdorin me racion. Europa importon gjysmën e naftës së saj nga Rusia dhe pjesën tjetër nga Lindja e Mesme. Katër organizata mjedisore thonë se Bashkimi Evropian mund të heqë dorë nga importi i gazit rus deri në vitin 2025, duke i krijuar mundësi bllokut të shkëpusë vartësinë për një periudhë afat-mesme nga një prej burimeve kryesore të energjisë, që është vënë në pikëpyetje, pas luftës në Ukrainë. Stimi i prodhimit të energjisë nga dielli dhe era, ulja e kërkesës për gas dhe zgjerimi i rrjetit elektrik duket se mund të zëvendësojnë dy-të-tretat e nevojave për gazin rus brenda tre vjetësh. Pamjet: AFP

Top Channel/ Hakerohen pensionet në Britani! Ndërpriten shërbimet online
28/11 23:25
Top News- Sanchez drejt humbjes / Sondazhet e nxjerrin larg fitores në zgjedhjet e së dielës
28/11 18:37
Top News- Izraeli bombardon spitalin / Vriten dy punonjës të ‘Mjekëve pa kufij’ në Gaza
28/11 17:03
Top News – ‘Antarktida po çahet’ / Studimi zbulon dëmtime alarmante në 25 vitet e fundit
28/11 16:35
Top News – Izraeli drejt qeverisë së re/ Dy parti i bashkohen koalicionit kundër Netanyahut
28/11 15:02
Top News – Dron kërcënues në ajër/ Pezullohen fluturimet në aeroportin e Këlnit
28/11 15:00
Top News- Tensionet në Lindjen e Mesme/ Sulme me raketa drejt Riadit, luftime në Jemen
28/11 13:50
Top News- Urimet nga SHBA dhe NATO / Partnerët urojnë Shqipërinë me rastin e Pavarësisë
28/11 12:36
Top Channel/ AI kërcënon sigurinë e bankave? Ekspertët:”Rrezikojmë kaosin global”!
28/11 11:12
Top Channel/ Benghazhi, Zelensky i kërkon falje Melonit: Partnerët nuk u paralajmëruan për sulmin!
28/11 11:11
Top Channel/ Përplasje Itali-Ukrainë pas sulmit në Libi, Tajani: Zelensky thotë të pavërteta
27/11 19:58
Top News – Stuhitë gjunjëzojnë SHBA-në / Moti i keq godet dy brigjet në festën e Falenderimeve
27/11 15:37
Top News – Trump: Ne morëm Grenlandën! ‘Është sa trefishi i Teksasit’, zemërohet Danimarka
27/11 15:31
Top News – Sanchez premton: Do t’i përmbys sondazhet / Kryeministri sfidues, fushata drejt fundit
27/11 15:21
Top News- Hakerat godasin Forcat Ajrore të SHBA/Hyjnë në platformën ‘Cloud One’, të dhënat në rrezik
27/11 15:14
Top News- Ndihmoi në vrasjen e Borsellinos, çfarë shkruante në letrën e lamtumirës Gianni de Gennaro
27/11 14:43
Top News – Zbut rregullat e eksportit të armëve! Debate në Zvicër, frikë për neutralitetin e vendit
27/11 14:18
Top News – Le Pen ‘terrorizon’ BE-në / Fitorja e mundshme ngjall frikë, liderët përplasen
27/11 13:56
Top News – Turqi-Izraeli përplasje diplomatike / Përleshje në ndeshjen e Beshiktashit dhe Hapoel
27/11 13:52
Top News – Sabotimet ruse në Evropë…Mund të çojnë në ngjarje me viktima të shumta
27/11 13:51