Vizitorët e panairit që celi dyert në Abu Dhabi u gjendën përballë fjalës më të fundit të teknologjisë: Dronëve te zinj me logon e portokalltë EDGE prodhim i Emirateve të Bashkuara Arabe, mitralozëve që kontrollohen në distancë e plot armëve të tjera të zgjuara, pajisjet më të fundit. Ne po ecim me ritmin e sfidave me të cilat përballet bota sot dhe jemi me fat që kemi mundur të prodhojmë pajisje nga më të fundit, që gjejnë përdorim në sektorin e mbrojtjes, por edhe atë të sulmit thotë një nga pjesëmarrësit, Ahmed Al Mazrouei