Top Channel/ Eleminoi babanë, burg përjetë! Kërkohet dënim maksimal për të birin, 30 vite për vajzën
18/09/2025 19:38

Prokuroria e Durrësit ka kërkuar burgim përjetë për shtetasin Hysen Meta, i cili bashkë me motrën dhe vëllanë vranë dhe groposën babanë e tyre Pëllumb Metën, ngjarje e ndodhur në Shënavlash në vitin 2024. Prokuroria kërkon po ashtu 30 vite burg për vajzën e viktimës, 5 vite për djalin tjetër dhe 3 vite për gruan e tij. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit Hysen Meta për kryerjen e veprës penale ‘Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare’ e kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm. Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal të vitit 2024, Prokuroria thotë se u provua se të pandehurit Hysen Meta dhe motra e tij Hygerta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vendosur dhe planifikuar vrasjen e babait të tyre. Të pandehurit pasi kanë menduar dhe thurur me qetësi planin e tyre për të vrarë babanë, janë përgatitur duke marrë masat për vendin ku do të realizonin vrasjen, për mjetin me të cilin do ta kryenin duke siguruar një armë zjarri, plan ky i realizuar në datë 10.02.2024. Të pandehurit në datë 10.02.2024, ditë e shtunë kanë qenë në banesën e tyre në Shënvlash, Durrës, ndërsa i pandehuri Amarildo Meta ka qenë në punë. Viktima Pëllumb Meta ka lënë punën në orët e para të mëngjesit të kësaj dite dhe është larguar për në banesën e tij. Rreth mesditës së datës 10.02.2024, viktima ka qenë në kuzhinën e banesës, kohë në të cilën djali i tij i pandehuri Hysen Meta në prani edhe të të pandehurës Hygerta, pasi ka marrë një armë zjarri pistoletë, ka qëlluar në drejtim të babait të tij katër herë. Një prej plumbave nuk ka prekur trupin e viktimës, ndërkohë që tre prej tyre, një në kokë dhe dy në trup kanë rezultuar fatal duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Të dy të pandehurit më pas kanë kryer veprime jo vetëm për të zhdukur gjurmët e vrasjes nëpërmjet stukimit të vrimës në mur, spostimit të divanit në të cilin ka qenë i shtrirë viktima, kanë vazhduar me mbështjelljen e trupit, groposjen e trupit të viktimës në kasollen e bagëtive e cila ndodhej disa metra larg banesës dhe më pas kanë vijuar me largimin automjetit nga banesa, zhdukjen e sendeve personale të viktimës si dhe zhdukjen e armës së krimit. Pas kryerjes së krimit, janë siguruar se të gjitha gjurmët që janë fshehur nga i pandehuri Hysen Meta. Ky shtetas ka bërë kallëzim në polici duke paraqitur zhdukjen e babait si largim nga banesa me vullnetin e tij. Gjatë gjykimit e pandehura e vetmja nga të pandehurit që ka dhënë pëlqimin për t’u pyetur ka deklaruar se babain e ka vrarë vëllai i saj Hyseni në prani të saj.

Top News – Edhe gjermanët kundër paketës fiskale. DIHA: Ulja e TVSH për ushqimet, jo në kurriz të
06/11 12:03
Top Channel/I dënuar me 9 vite burg në Itali për prostitucion, arrestohet 71-vjeçari në Vaun e Dejës
06/11 11:08
Top Channel/ Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK, do pyetet si deklarues nga prokurori Ols Dado
06/11 11:07
Top News – Goditet grupi kriminal në Fier/ Shpërndanin kanabis nëpër shkolla, 4 në pranga
06/11 10:45
Top News – Zbatimi i ligjit dhe korrupsioni. Sfidat e klimës së biznesit në Shqipëri sipas KE
06/11 10:05
Top News – Aktiviteti i Bankës së Zhvillimit. KE kërkon mbikëqyrje të plotë nga Banka e Shqipërisë
06/11 09:52
Top Channel/ Protesta mbyllet paqësisht, kërkohen dy tubime kombëtare në javë
05/11 23:46
Top Channel / Polemika te Komisioni i Kulturës, Zhupa dhe Gonxhe shkëmbejnë replika
05/11 19:52
Top Channel / Debate për buxhetin e shëndetësisë, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë
05/11 19:50
Top Channel / BKH heton trenin e Syrit të Kaltër, verifikohet leja e Kumbaros
05/11 19:46
Top Channel / Asambleja e PS më 14 nëntor, fokusi te zgjedhjet, Veliaj dhe qeveria
05/11 19:34
Top News- Planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën
05/11 19:00
Top News – Të hetohet ‘Specialja’/ ‘Liria ka Emër’ dorëzon kërkesën te Parlamenti Europian
05/11 17:46
Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54