Top Channel/ Elbasan, 30 të arrestuar/ Aksioni anti-drogë, 14 persona shpallen në kërkim
08/09/2025 22:16

Policia e Elbasanit zhvilloi një megaoperacion antidrogë në orët e para të mëngjesit të së hënës. Forca të shumta policie zbarkuan në të gjithë qarkun e Elbasanit në zbatim të operacioni të koduar “First Day” duke ushtruar kontrolle në 15 banesa ndërkohë që një sasi e konsiderueshme lënde narkotike u sekuestrua në Peqin. Sipas informacionit zyrar të Policisë së Elbasanit operacioni i ndjekur me metoda speciale të hetimit prej disa muajsh është zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë dhe si rezultat i të cilit u godit rrjeti i shpërndarjes dhe tregtimit të lëndëve narkotike. Gjatë këtij operacioni u ekzekutuan 25 masa sigurie "Arrest në burg” ndërsa u arrestuan në flagrancë 5 shtetas të tjerë, si edhe 1 tjetër procedohet penalisht. Gjatë këtij operacioni u sekuestruan lënde narkotike kokainë dhe kanabis, armë zjarri (pistoletë, kallashnikov), armë gjahu, sasi e konsiderueshme municioni luftarak, peshore, thika, përforcues grushti, steka duhani të dyshuara të kontrabanduara, laptop, tablet, targa automjetesh (shqiptare dhe belge), shuma parash në euro, paund, dollarë, franga zvicerane dhe 24 celularë. Nga hetimi u dokumentua aktiviteti kriminal i këtyre shtetasve, të përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, të cilët vepronin në mënyrë të organizuar në grupe të vogla ose individualisht, në të gjithë qarkun Elbasan. Policia bën me dije se vijon punën për kapjen e 14 shtetasve të shpallur në kërkim.

Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48