Top Channel/ DW: Shqipëria, vendi me rritjen më të madhe të turistëve gjermanë!
13/03/2025 11:49

Kriza ekonomike nuk e ka tjetërsuar dëshirën e gjermanëve për të udhëtuar. "Pavarësisht të gjitha sfidave ekonomike dhe gjeopolitike - gjermanët po udhëtojnë! Pushimet duket se janë gjëja e fundit për të cilën ata janë të gatshëm të kursejnë," tha për DW presidenti i Shoqatës Gjermanetë Agjencive të Udhëtimit (DRV), Norbert Fiebig. E në këtë dëshira eksplorimi, cmimet po merren parasysh më shumë, duke bërë që të përfitojnë ndjeshëm vendet si Tunizia, Bullgaria dhe Shqipëria. Gjermanët kanë shpenzuar tashmë shuma rekord për udhëtime vitin e kaluar, sipas analizave të institutit YouGov DRV. 83.4 miliardë euro janë shpenzuar për udhëtime të rezervuara paraprakisht, që është 5.6 për qind më shumë se një vit më parë. Sipas DRV, një nga destinacionet më të preferuara të mundshme të këtij viti është pikërisht Shqipëria, e cila ishte edhe vend partner ipanairit ITB, në Berlin. Shqipëria ka shënuar normën më të lartë të rritjes për verën, prej 36 për qind. Të dhënat bazohen në të ardhurat e agjencive tradicionale të udhëtimit dhe platformave të operatorëve turistikë online. Janë marrë parasysh të gjitha rezervimet deri në fund të janarit 2025, ndërsa nuk janë përfshirë rezervimet përmes call center, Booking dhe Airbnb, theksohet në shkrim. Trendi i qëndrueshmërisë, në të cilin vendet turistike, përfshirë Kroacinë, kanë investuar shumë energji në vitet e fundit, duket se nuk luan ndonjë rol. "Vetëm një e pesta e turistëve janë të gatshëm të paguajnë më shumë për një udhëtim bazuar në parimin e qëndrueshmërisë”, sipas një studimi nga Klubi gjerman i automobilave ADAC, i publikuar në fillim të ITB

Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48