Top Channel/ Drejtori i Fiorentinës shtrohet me urgjencë në spital, gjendje e rënduar shëndetësore
18/03/2024 18:49

Drejtori i përgjithshëm i Fiorentinës, Joe Barone, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin “San Raffaele” në Milano dhe nuk ka asnjë përmirësim në krahasim me ditën e djeshme. Pasditen e së dielës, teksa po zhvillohej takimi teknik para ndeshjes kundër Atalantës, u bë e ditur se Barone u shtrua në spital në terapi intensive. Pranë tij ndodhet bashkëshortja, Camilla, dhe katër fëmijët, që u kthyen nga Amerika. Mediat italiana shkruajnë se Barone ka pasur shqetësime rreth orës 15:30 të së dielës. Më pas ai është dërguar në spitalin e Bergamos dhe u transferua me urgjencë në “San Raffaele” të Milanos me helikopter. Atë e kanë shoqëruar fillimisht trajneri italian i Fiorentinës, kapiteni dhe disa miq. “Joe Barone është aktualisht i shtruar në njësinë e kujdesit intensiv kardiokirurgjik të spitalit San Raffaele. Kushtet klinike janë kritike, por të qëndrueshme. Barone aktualisht po trajtohet me më shumë terapi të avancuara për sa i përket mbështetjes dhe funksioneve kardiake. Një përditësim i ri do të dalë nesër”, thuhej në njoftimin e Fiorentinës. Pamjet: AFP

Top News- Broja e Bajrami jashtë…Maran shpjegon zgjedhjet: Ja pse nuk i thirra
19/09 13:00
Top News- Nations League, Broja e Bajrami jashtë/ Risitë e kombëtares, Maran shpall listën
19/09 12:57
Top Channel/ Maran zgjedh 29 kuqezinjtë, kë riktheu dhe kë la jashtë liste
19/09 12:41
Top News- Rrëfimi ndryshe i Ronaldo Maran. ‘Ndihem si në shtëpi, vlerësoj vendosmërinë tuaj’
14/09 14:46
Top Channel/ Humbja me Kukësin, Besëlidhja nis përgatitjet për fitore
11/09 23:20
Top News- Kombëtarja në Nations League. Dalin në shitje biletat për sfidën në San Marino
10/09 21:46
Top Channel/ Superndeshja në Top Channel! Napoli-Arsenal falas, studioja e re nis në orën 20:00
09/09 20:03
Top Channel/ Mbyllet një epokë e Artë, Messi njofton tërhiqjen nga Kombëtarja e Argjentinës
31/08 22:02
Top Channel/ Video e re e incidentit pas Elbasani–Vllaznia, presidenti i ekipit shkodran godet…
31/08 20:12
Top Channel/ Platini nuk kursehet ndaj Infantinos: Që atëherë e kishte mendjen te paratë
31/08 13:39
Top Channel/ Çudirat e Superiores, ikin dritat në stadium për ndeshjen Teuta-Tirana
30/08 21:19
Top Channel/ Maran zbulon Shqipërinë e tij/ Trajneri kërkon agresivitet dhe emra të rinj…
30/08 12:06
Top News- Sergio Busquets kthehet në shtëpi. Do të jetë në rolin e zv.trajnerit te Barcelona B
17/08 15:28
Top Channel/ Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 63-vjeçare, Agim Bubeqi
12/08 22:53
Top News- Futbolli rikthehet në Palestinë. Në shtator nisin aktivitetet me ‘Kupën e 1000 Martirëve’
11/08 10:27
Top Channel/Skandal në FIFA?150 mijë paund për ish-punonjësen, UEFA shqyrton hetimin ndaj Infantinos
10/08 21:35
Top Channel/ Infantino nën “zjarr” të ri! Letra e UEFA, CONCACAF dhe AFC: Futbolli nuk i përket…
10/08 12:37
Top News – UEFA, CONCACAF e AFC kundër Infantinos/ Besim i tradhtuar, të nderohet uniteti futbollit
10/08 12:13
Top Channel/ Messi në zi/ Ylli argjentinas kthehet në Rosario për lamtumirën e fundit të Jorge Messit
09/08 12:42
Top Channel/ Në mes të Beogradit ngriti flamurin kueqezi, flet për TCH boksieri që tërboi serbët
08/08 17:59