Top Channel/ “Do t’ju hap barkun me plumba”, dy policë pëfundojnë në pranga në Shkodër
10/09/2025 23:33

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar së fundmi në qytetin e Shkodrës, ku dy efektivë policie janë përfshirë në një konflikt personal që ka degraduar në përplasje fizike dhe kërcënime serioze për jetën. Të përfshirë në incident janë dy punonjës policie: Altin Preka, efektiv i njësisë “Shqiponjat”, dhe Albert Kapaj, i cili aktualisht është jashtë shërbimi dhe pjesë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Sipas burimeve nga policia, konflikti mes dy efektivëve ka nisur pasi patrulla e Shqiponjave ka ndaluar një automjet në të cilin ndodhej Albert Kapaj së bashku me vëllain e tij. Ndërsa ndalimi pritej të ishte rutinë, situata ka dalë jashtë kontrollit sapo Kapaj ka njohur në patrullë ish-kolegët e tij, përfshirë Altin Prekën, me të cilin raportohet se ka pasur përplasje të mëparshme gjatë kohës që punonin së bashku në FNSH. Debati verbal mes dy efektivëve ka përfunduar në përplasje fizike dhe kërcënime të tipit “do t’ju hapim barkun me plumba”. Të dy efektivët janë shoqëruar në ambientet e komisariatit dhe më pas janë marrë në pyetje. Ky incident ndodh në një kohë kur Shkodra është tronditur nga dy ngjarje të rënda kriminale. Në gjashtë ditët e fundit janë regjistruar dy atentate, ku kanë mbetur të vrarë tre persona dhe janë plagosur rëndë dy të tjerë.

Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48