Për muaj të tërë, spiunët amerikanë kishin monitoruar çdo lëvizje të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro. Një ekip i vogël, që përfshinte edhe një burim brenda qeverisë venezueliane, kishte vëzhguar se ku flinte 63-vjeçari, çfarë hante, çfarë vishte dhe madje, sipas zyrtarëve të lartë ushtarakë, survejoheshin edhe “kafshët e tij shtëpiake”.