Top Channel/ Djali i Biden shpallet fajtor/ Mashtrim dhe armëmbajtje, rrezikon deri në 25 vite burg
11/06/2024 19:23

Hanter Biden, djali i presidentit amerikan, Joe Biden, u shpall fajtor nga një juri të martën, për tri akuzat ndaj tij. Ai akuzohej për dy deklarata të rreme kur plotësoi një formular për të blerë një pistoletë të markës “Kolt” në tetor të vitit 2018: fillimisht duke deklaruar në mënyrë të pavërtetë se nuk ishte i varur nga droga ose nuk përdorte drogë, dhe më pas duke deklaruar se deklarata ishte e vërtetë. Ndërkaq, në akuzën e tretë, thuhej se ai kishte deklaruar se e kishte në pronësi të paligjshme armën për 11 ditë. Hanter Biden mund të përballet në maksimum prej 25 vjetësh burgim. Juria e shpalli fajtor Bidenin për të tri akuzat pasi dëgjoi një javë dëshmi dhe prova të dëshmitarëve në gjyqin penal të profilit të lartë. Vendimin ndaj Bidenit demokratët mund ta shfrytëzojnë për ta kundërshtuar pretendimin e Donald Trumpit për një sistem drejtësie të armatosur kundër tij. Ky rast e bën Hunter Bidenin fëmijën e parë të një presidenti në detyrë të SHBA-së që dënohet për një krim. Gjyqi ndaj Bidenit pason dënimin penal më 30 maj të Trumpit, ish-presidenti i parë i SHBA-së që u shpall fajtor për një krim dhe sfiduesi republikan i Joe Bidenit, një demokrat, në zgjedhjet e 5 nëntorit. Pamjet: AFP

Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News – Ushtarët e plagosur shpëtohen nga qielli / Ukraina nis përdorimin e dronëve për evakuime
02/11 15:10
Top News – Frigoriferët nën sulm në Evropë / Temperatura 50 gradë celcius, hakerohen supermarketet
02/11 15:09
Top News – ‘Trump, armë bërthamore mbi Iran’ / Paralajmërimi: Do të sulmojë brenda pak ditësh
02/11 15:05
Top News – Rusia shfrytëzon armëpushimin… / ‘Forcoi pozicionet’, kthehet lufta në Oleshky
02/11 14:27
Top News – Kryeministri i Belgjikës jep dorëheqjen / Negociata gjatë gjithë natës, dështon buxheti
02/11 14:18
Top News – Bie nga 8 mijë metra lartësi në 60 sek / Avioni shpërthen në një lëmsh zjarri, 9 viktima
02/11 14:04
Top News –‘Evropë, rritja më e madhe e çmimit të biletave në histori’, Ryanair në krizë, ngrin pagat
02/11 14:02
Top News – Francë, nxënësit ‘kthehen’ në shkolla / Protesta të kufizuara pas mbarimit të pushimeve
02/11 14:02
Top News – I hodhën policit ‘bombë benzine’ e mori flakë / ‘Tentativë vrasje’, nis hetimi në Francë
02/11 13:50
Top Channel/ Serbi, arrestohet shefi i policisë: Besnik i Vuçiç, studentët e akuzuan për dhunë!
02/11 12:19
Top Channel/ Vendet e Gjirit po armatosen: Frikë për një “ringjallje” të konfliktit SHBA-Iran!
02/11 11:53
Top Channel/ Do bashkohen me opozitën? The Guardian: “Partitë arabe mund të rrëzojnë Netanyahun”!
02/11 11:52
Top Channel/ Zgjedhjet e mesmandatit, sondazhet “ndëshkojnë” Trump? Mund të humbasë Kongresin!
02/11 11:52
Top Channel/ 450 mln paundë në vit për studentët europianë: Londra kërkon qasje në “Made in Europe”!
02/11 11:51
Top Channel/FBI konfirmon: 6 mld kriptomonedha i vodhi Koreja e Veriut, po i pastrojnë me Ethereum!
02/11 11:50
Top News – Gjiri Persik armatoset rëndë / Frikë nga rindezja e luftës mes SHBA-së e Iranit
02/11 11:43
Top News – ‘Mund të na duhet ta godasim fort!’ / Trump kërcënon Iranin me sulme ajrore
02/11 11:42