Emmanuel Macron përballet sot me protesta masive në të gjithë Francën në një kohë kur po kërkon ta bashkojë vendin e përcarë nga reforma e tij e shumëdiskutuar e pensioneve që ka shktkuar zemërim e trazira sociale.Muajin e kaluar shefi i Elizesë firmosi ligjin për rritjen e moshës së daljes në pension nga 62 në 64, pavarësisht grevave disa mujore kundër nismës.