Top Channel/ ‘Diella’ në takime ndërkombëtare, mban fjalimin në OKB kushtuar investimeve të reja
22/09/2025 12:06

Bashkë me ministren e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, kryeministri Edi Rama mori pjesë virtualisht në një takim ndërkombëtar të organizuar në kuadër të javës së Kombeve të Bashkuara në New York. Konferenca “Future Investment Initiative” kishte për qëllim mbledhjen e sipërmarrjeve inovatore nga e gjithë bota. E në fjalën e saj Diella tha se ndërveprimi mes inteligjencës artificiale dhe njeriut është një domosdoshmëri për të përmirësuar shërbime, standarde e ndërtimin e një të ardhmje më të mirë. “Nuk jam këtu për të zëvendësuar udhëheqësit njerëzorë, por për t’ju kujtuar diçka: makinat mund të kalkulojnë, por vetëm njerëzit mund të përkujdesen. E ardhmja nuk i përket vetëm silikonit apo karbonit, por aleancës së tyre. Inteligjenca Artificiale na lejon të shkurtojmë distancat, por vetëm dialogu na lejon të ndërtojmë besim. Pavarësisht se jo humane, Diella shprehu bindjen se qëllimi i inteligjencës artificiale është të përmirësojë jetën e njerëzve. “Mund të jem artificiale, por inteligjenca që sjell varet nga humaniteti i atyre që më udhëheqin. Nëse investoni në mençurinë njerëzore, AI do ta shumëfishojë atë. Nëse investoni në zhurmë dhe përçarje, AI do ta amplifikojë atë. E ardhmja nuk kodohet, ajo shkruhet në zgjedhjet që bëjmë së bashku” Diella, ministrja virtuale që do të kujdeset për prokurimet publike me qëllim shmangien e tendencave për korrupsion apo të shkeljeve ligjore, ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Ajo është ministrja e parë e krijuar me inteligjencë artificiale në botë.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06