Top Channel/ Diaspora, 250 mijë fletë për 88 shtete! KQZ miraton sasinë e fletëve të votimit
24/03/2025 19:51

Për parlamentaret në Shqipëri, 250 724 fletë votimi më shumë do të prodhohen për diasporën. Për herë të parë, Komisioni qendror i zgjedhjeve miratoi sasinë e fletëve të votimit që do të prodhojë kompania sllovene Cetis për shqiptarët ane e mbanë botës që do të votojnë më 11 maj nga 88 shtete. Formula e përllogaritur është numri i të regjistruarve nga jashtë vendit për zgjedhje, 245 808 plus 2% më shumë. Gjithashtu, për votën e diasporës do të ketë të dedikuar një vend të posaçëm. Nga shtëpitë e emigrantëve drejt e te “parku olimpik i Tiranës”. Pas listës së sugjerimeve të Bashkisë së Tiranës, KQZ vendosi si mjedisin e përshtatshëm Parkun Olimpik “Feti Borova” për numërimin e votave por jo vetëm. Kjo hapësirë është konceptuar si vendi ku do të kryhen tre procese. Si fillim për përgatitjen e dokumentacionit zgjedhor, ruajtjen dhe administrimin e votave nga jashtë e deri te vlerësimi i votave nga jashtë. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi zbuloi afatet e organizimit, ku nga nga 5 prill, pritet të nis paketimi i zarfeve zgjedhorë. Parku olimpik është zgjedhur në bazë të kushteve të caktuara në Kodin Zgjedhor dhe është vlerësuar si një objekt me sipërfaqe të madhe; me kapacitet deri në 1200 persona; është një ndërtesë publike me hyrje të lirë; ka furnizim energjie pa ndërprerje; plotëson kriterin teknik të sipërfaqes së bazuar në numrin e tavolinave të numërimit për numërimin e votave nga jashtë vendit për të 12 qarqet; si dhe ofron kushte për aplikimin e teknologjisë për numërimin e votave nga jashtë.

Top Channel/ Rama mbron MIA. Kryeministri: Vlerësimi ndërkombëtar rrëzon kritikat ndaj agjencisë
30/04 15:33
Top Channel/ Zgjedhja e kreut të PD-së, përfaqësuese i Salianjit: Do t’i përgjigjemi në rrugë ligjore
30/04 13:03
Top News-Berisha në forumin e IDU në Zagreb, denoncon qeverinë: Solli narkoregjimin e parë në Evropë
29/04 22:29
Top News – Afati për ‘rivalët’ e Berishës/ PD thërret Kuvend Kombëtar pas zgjedhjeve për Kryetarin
29/04 17:56
Top Channel/ Marrëveshje 6 mld USD, firmoset pakti SHBA-Shqipëri-Greqi për gazin
28/04 19:33
Top News- Berisha- Rama, një bishë e plagosur! / Kreu i PD mobilizon degët për protestën e 8 Majit
27/04 22:28
Top News- “Edi Rama është bishë e plagosur përfundimisht”, Berisha: Ne nuk i ndahemi
27/04 20:09
Top News- Berisha: Alternativa e opozitës është vetëm sulmi ndaj kësaj qeverie
27/04 20:08
Top Channel/ Mesazhet e Ramës për socialistët/ Kryeministri paralajmëron Spiropalin me largim nga PS
27/04 19:41
Top News – ‘Jo drama brenda partisë’. Rama kritikon Spiropalin, e paralajmëron me përjashtim
27/04 16:17
Top News – Shqipëria dënon sulmin ndaj presidentit Trump. Reagojnë Begaj, Rama dhe Berisha
26/04 18:39
Top Channel/ Rama akuzon Berishën: Punon kundër integrimit në BE!
25/04 22:58
Top Channel/ Berisha i përgjigjet Ramës: Ti ja nxin faqen Shqipërisë
25/04 22:57
Top Channel/ Rama: Opozita kundër integrimit! Po dëmton imazhin dhe integrimin në BE
25/04 19:30
Top Channel/ Kryeministri Rama inspekton punimet ne ‘Temla Retreat’ në Bulqizë
25/04 19:30
Top News – ‘Dibra, jastëku i kryeqytetit’- Rama- Kjo zonë do të rilindë
25/04 18:47
Top News – ‘PS do e çojë Shqipërinë në BE’. Rama në Dibër- ‘Punët e Shqipërisë’, në rrugën e duhur
25/04 18:47
Top News – ‘Nuk e kuptoj opozitën’, Rama në Dibër- Nxjerrin vendin keq, pengojnë integrimin europian
25/04 18:47
Top News – Dibër, Rama- Mali i Zi ka disa etni, por s’shkojnë në Berlin të bëjnë vendin copash
25/04 18:46
Top News – ‘Rruga e Arbrit s’është më projekt e premtim, por vepër’, Rama në Asamblenë e PS në Dibër
25/04 18:46