Top Channel/ Marrëveshje 6 mld USD, firmoset pakti SHBA-Shqipëri-Greqi për gazin
28/04/2026 19:33

Shqipëria nënshkroi sot Memorandumin për zhvillimin e hub-it energjetik të Vlorës dhe marrëveshjen kuadër 6 miliardë dollarë për furnizimin me gaz të lëngshëm natyror, si hapa të rëndësishëm drejt diversifikimit të burimeve të energjisë dhe forcimit të pavarësisë energjetike, në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, si edhe ndërveprim konkret me Greqinë fqinje. Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, e pranishme ishte edhe ambasadorja e SHBA-ve në Greqi, Kimberly Guilfoyle e cila në fjalën e saj tha se Shqipëria po luan një rol në rritje si një ndërlidhës në Ballkanin Perëndimor. “Ka dy marrëveshje shumë të rëndësishme që po nënshkruhen sot, që është marrëveshja 6 miliardë dollarëshe për gazin e lëngshëm natyror, që tregon se Shqipëria po luan gjithmonë një rol në rritje si një ndërlidhës në Ballkanin Perëndimor. Në sektorin energjetik siguria dhe begatia, mirëqenia shkojnë krah për krah. Memorandumi i mirëkuptimit për studimin, zhvillimin, ndërtimin dhe vënien në veprimtari të një qendre thelbësore energjetike përfshirë një impiant gazi, dëshmojnë rëndësinë që qeveria shqiptare i kushton energjisë së qëndrueshme në të mirë të qytetarëve shqiptarë”, u shpreh ndër të tjera Guilfoyle. Nga ana e tij kryeministri Rama deklaroi se marrëveshja pritet të sjellë një investim të madh në vend, ku Vlora do të kthehet në një pikë kritikë për energjinë elektrike në Europën Juglindore. “Menjëherë pas bisedës sonë mjaft të këndshme me Sekretarin për Punët e Brendshme dhe me njerëzit përkatës në Uashington, kemi sot një marrëveshje të jashtëzakonshme që do të sjellë më pas një investim shumë të madh, teknologji moderne dhe marrëveshje për furnizime. Pra, Vlora do të kthehet në një pikë kritike për energjinë në Europën Juglindore. E nuk mundem përveçse të theksoj, rëndësinë e asaj çfarë përmendi ambasadorja Guilfoyle, pra të nevojës sonë të të dyja palëve, të Shqipërisë e të Greqisë, për të forcuar lidhjen tonë dhe për të forcuar bashkëpunimin tonë në shumë mënyra, por posaçërisht sa i takon furnizimit me energji, prodhimit energjetik dhe rezistencës së pavarësisë energjetike”, deklaroi Rama. Sipas tij “Duke pozicionuar Shqipërinë si ndërlidhës, fluksi energjetik shkon përmes Ballkanit Perëndimor, kontribuon në stabilitetin e rajonit dhe ndikon në sigurinë energjetike të fqinjëve dhe kjo është diçka që vërtetë na bën shumë krenarë dhe na bën të ndihemi shumë të nderuar”.

Top Channel/ Rama: Buxhet rekord me 10 mld euro! Berisha: Falimenton bizneset dhe rrit çmimet
27/10 19:40
Top News- Begaj nis konsultimet për datën e zgjedhjeve vendore, refuzon PD: Teatër politik
27/10 19:36
Top News – PD kundër paketës së re fiskale. Berisha- Do të çojnë drejt falimentimit bizneset
27/10 18:52
Top Channel/ Vokshi akuzon Belinda Ballukun për pasuri 1.2 mld euro, 300 shtëpi dhe dy jahte
27/10 15:16
Top Channel/ Berisha thërret protestë kombëtare. PD thirrje për protestë më 31 tetor
27/10 15:14
Top Channel/ “Dhunë shtazarake ndaj protestuesve” Aliolli Braçe: Ju keni një qëndrim, ne një tjetër
27/10 14:16
Top Channel/ Vokshi akuzon mazhorancën se po mbron Ballukun, opozita bojkoton komisionet
27/10 12:16
Top Channel/ Opozita bojkoton Parlamentin! PD kërkon dorëheqjen e Ramës dhe qeveri teknike
26/10 15:14
Top Channel/ Berisha: SPAK të arrestojë Ballukun, studenti që u përball me 7 narkopolicë…
26/10 15:11
Top Channel/ PS refuzon dorëheqjen e Ramës! Balla për protestuesit: Merrni shembull studentët serbë
26/10 15:10
Top Channel/ Kuvendi nis punën/ Sot janë thirrur disa komisione parlamentare
26/10 12:50
Top Channel/ “Kuvendi i marr peng” Blushi debat me Manjën, është një sallë poshtë vazhdoni…
26/10 12:03
Top Channel/ Votohet dhe Miratohet “Këshilli fiskal” në “Komisonin e ligjeve”
26/10 11:39
Top Channel/ Te “Ligjet” propozohet “Këshilli fiskal” me tre anëtar dhe “Sekretariat” me pesë vetë
26/10 11:36
Top Channel/ Çmimi i naftës, akti normativ hidhet në votim te “Ligjet, miratohet
26/10 11:35
Top Channel/ Pas një ore në Kryesinë e Kuvendit, kryeministri Rama del nga mbledhja e grupit të PS
26/10 11:13
Top Channel/ Kryeministri Edi Rama në Kryesinë e Kuvendit, sot mbledhja e grupit parlamentar të PS
26/10 10:05
Top Channel/ Rama: Dialog, por jo dhunë! Kryeministri njeh shqetësimet e studentëve
24/10 15:14
Top Channel/ “Vetëm studentët, Rama n’burg Berisha burg”, militantët e PD nuk mirëpriten në protestë
24/10 14:11
Top Channel/ Digjen ulëset e Ramës. Deputetët e PD-së ne krye, nis protesta te kryeministria
24/10 13:03