Top Channel/ Rama mbron MIA. Kryeministri: Vlerësimi ndërkombëtar rrëzon kritikat ndaj agjencisë
30/04/2026 15:33

Kreu i qeverisë Edi Rama ka njoftuar vlerësimin pozitiv të Agjencisë për Media dhe Informim nga raporti i SIGMA-OECD. Rama shprehet se thotë se ky vlerësim tregon që MIA ofron një shërbim cilësor ndaj mediave të tjera dhe publikut. “Deri dje e bombarduan dhe përbaltën nga të katër anët, ca nga brenda e ca nga jashtë, duke vënë kujën e duke harxhuar bojë kot, për raportet e tyre të pavarura jo vetëm nga qeveria, po edhe nga faktet… Por ja që e vërteta qenkesh ndryshe, shumë ndryshe, sepse kjo Agjencia për Media dhe Informim e qeverisë, e pagëzuar në lindjen e saj me bombat e me baltën e pushtetit të katërt, luaka një rol krejt tjetër, e na qenka në shërbim cilësor të mediave dhe të publikut natyrisht. Dhe këtë nuk po e them më unë. Nuk e thotë as qeveria e një vendi që targetohet rëndom dhe jo rrallë fare kuturu, për lirinë e shtypit. Këtë e thotë raporti i SIGMA-OECD, një ndër ato burime institucionale ndërkombëtare, reputacioni i fortë i të cilave është krijuar mbi respektin për faktet, jo mbi perceptimet, mbi analiza profesionale, jo mbi paragjykime arbitrare, mbi vlerësime objektive të të vërtetave, jo mbi amplifikime subjektive të gjysëm të vërtetave! Urime MIA-s (Media and Information Agency) dhe përgëzime të gjithë skuadrës së saj, për këtë vlerësim të stërmerituar. E vërteta vonon, po nuk harron”, shprehet Rama.

Top News – Mesazhi i Ramës për studentët: I di vështirësitë tuaja, por s’e njoh gjuhën e dhunës
28/10 18:00
Top News – Dy socialistë takojnë Metën. Deputetët e komisionit ‘Xhafaj’ e vizitojnë në qeli
28/10 17:59
Top Channel/ “Protesta u kap nga Rama-Balluku”. Berisha akuzon se u manipulua me “mikrofonin”
28/10 15:24
Top Channel/ Rama fton studentët: Hajde diskutojmë ç’duhet të bëj më mirë, zgjidheni vendin e kohën
28/10 14:43
Top Channel/ Rama prezanton pikat e Paketës Fiskale 2027: Nga rritja e taksës për biznesin te…
28/10 14:42
Top Channel/ “Këta s’kërkojnë të dëgjohen, por të imponohen”, Rama: Do kryej kontratën me shqiptarët
28/10 14:41
Top Channel/ “Një turmë e verbër nuk cakton çfarë bëhet”, Rama për protestat: Mandatet i jep sovrani
28/10 14:40
Top Channel/ Rama: Buxhet rekord me 10 mld euro! Berisha: Falimenton bizneset dhe rrit çmimet
27/10 19:40
Top News- Begaj nis konsultimet për datën e zgjedhjeve vendore, refuzon PD: Teatër politik
27/10 19:36
Top News – PD kundër paketës së re fiskale. Berisha- Do të çojnë drejt falimentimit bizneset
27/10 18:52
Top Channel/ Vokshi akuzon Belinda Ballukun për pasuri 1.2 mld euro, 300 shtëpi dhe dy jahte
27/10 15:16
Top Channel/ Berisha thërret protestë kombëtare. PD thirrje për protestë më 31 tetor
27/10 15:14
Top Channel/ “Dhunë shtazarake ndaj protestuesve” Aliolli Braçe: Ju keni një qëndrim, ne një tjetër
27/10 14:16
Top Channel/ Vokshi akuzon mazhorancën se po mbron Ballukun, opozita bojkoton komisionet
27/10 12:16
Top Channel/ Opozita bojkoton Parlamentin! PD kërkon dorëheqjen e Ramës dhe qeveri teknike
26/10 15:14
Top Channel/ Berisha: SPAK të arrestojë Ballukun, studenti që u përball me 7 narkopolicë…
26/10 15:11
Top Channel/ PS refuzon dorëheqjen e Ramës! Balla për protestuesit: Merrni shembull studentët serbë
26/10 15:10
Top Channel/ Kuvendi nis punën/ Sot janë thirrur disa komisione parlamentare
26/10 12:50
Top Channel/ “Kuvendi i marr peng” Blushi debat me Manjën, është një sallë poshtë vazhdoni…
26/10 12:03
Top Channel/ Votohet dhe Miratohet “Këshilli fiskal” në “Komisonin e ligjeve”
26/10 11:39