Në kuadër të turit ‘Punët e Shqipërisë’, Rama pati ndalesën e radhës këtë të shtunë në Dibër. Gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, ai solli në vëmendje procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe sfidat që duhen ndërmarrë me qëllim adaptimin me kriteret e BE për çdo sektor.