Dita e dytë e samitit të G7 në Evian të Francës ka nisur mes një atmosfere të ngarkuar politike dhe diplomatike, ku në qendër të diskutimeve pritet të jetë marrëveshja SHBA–Iran, lufta në Ukrainë dhe siguria globale. Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë mbërritjen e liderëve botërorë në sallën kryesore të punimeve, ku do të zhvillohen bisedimet e nivelit të lartë. Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur në samit me marrëveshjen SHBA–Iran në fokus, një zhvillim që pritet të dominojë diskutimet mes vendeve pjesëmarrëse.