Top Channel/ Dhunohet për vdekje 24-vjeçari homoseksual/ Protesta të shumta në Spanjë
12/07/2021 19:57

Spanja është përfshirë në protesta pasi një i ri homoseksual u rrah për vdekje fundjavën e kaluar në një sulm të dyshuar homofobik. Turmat mbushën sheshin qendror të Madridit dhe aktivistët marshuan në rrugët e Almerisë dhe qytetit verior të Coruna, ku ndodhi krimi duke brohoritur dhe duke tundur flamujt me ngjyrë ylberi. Demonstrata të ngjashme u mbajtën në qytete të tjera gjatë fundjavës, duke përfshirë Barcelonën dhe Seviljen. Samuel Luiz, një ndihmës infermierie 24-vjeçar, u rrah për vdekje pranë një klubi nate në orët e para të 3 korrikut nga disa sulmues. Ai ndërroi jetë më vonë në spital. Sulmuesit bërtisnin sharje homofobike ndërsa rrihnin Luiz, sipas versionit të miqve të tij të cilët ishin në vendngjarje. Policia ka arrestuar deri më tani 6 të dyshuar, përfshirë 2 të mitur, për vrasjen por autoritetet kanë thënë se ata janë ende duke punuar për të përcaktuar nëse sulmi ishte i motivuar nga homofobia. Miguel Serrano, 22 vjeç, tha se ai u bashkua me demonstratën në Madrid sepse mund të ishte ai në vend të Luiz. Protestuesit mbanin pankarta ku lexohej “Ne jemi të gjithë Samuel. Drejtësi!”. Kryeministri socialist Pedro Sanchez dënoi vrasjen, duke e quajtur atë një “akt të egër dhe të pamëshirshëm”.

Top News – Vuçiç bleu votat / 51 euro për çdo mbështetës, po sërish nuk fitoi
02/11 18:20
Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News – Ushtarët e plagosur shpëtohen nga qielli / Ukraina nis përdorimin e dronëve për evakuime
02/11 15:10
Top News – Frigoriferët nën sulm në Evropë / Temperatura 50 gradë celcius, hakerohen supermarketet
02/11 15:09
Top News – ‘Trump, armë bërthamore mbi Iran’ / Paralajmërimi: Do të sulmojë brenda pak ditësh
02/11 15:05
Top News – Rusia shfrytëzon armëpushimin… / ‘Forcoi pozicionet’, kthehet lufta në Oleshky
02/11 14:27
Top News – Kryeministri i Belgjikës jep dorëheqjen / Negociata gjatë gjithë natës, dështon buxheti
02/11 14:18
Top News – Bie nga 8 mijë metra lartësi në 60 sek / Avioni shpërthen në një lëmsh zjarri, 9 viktima
02/11 14:04
Top News –‘Evropë, rritja më e madhe e çmimit të biletave në histori’, Ryanair në krizë, ngrin pagat
02/11 14:02
Top News – Francë, nxënësit ‘kthehen’ në shkolla / Protesta të kufizuara pas mbarimit të pushimeve
02/11 14:02
Top News – I hodhën policit ‘bombë benzine’ e mori flakë / ‘Tentativë vrasje’, nis hetimi në Francë
02/11 13:50
Top Channel/ Serbi, arrestohet shefi i policisë: Besnik i Vuçiç, studentët e akuzuan për dhunë!
02/11 12:19
Top Channel/ Vendet e Gjirit po armatosen: Frikë për një “ringjallje” të konfliktit SHBA-Iran!
02/11 11:53
Top Channel/ Do bashkohen me opozitën? The Guardian: “Partitë arabe mund të rrëzojnë Netanyahun”!
02/11 11:52
Top Channel/ Zgjedhjet e mesmandatit, sondazhet “ndëshkojnë” Trump? Mund të humbasë Kongresin!
02/11 11:52
Top Channel/ 450 mln paundë në vit për studentët europianë: Londra kërkon qasje në “Made in Europe”!
02/11 11:51
Top Channel/FBI konfirmon: 6 mld kriptomonedha i vodhi Koreja e Veriut, po i pastrojnë me Ethereum!
02/11 11:50
Top News – Gjiri Persik armatoset rëndë / Frikë nga rindezja e luftës mes SHBA-së e Iranit
02/11 11:43