Protesta e studentëve e shoqëruar me përplasje të dhunshme ka shqetësuar dhe institucionet fetare në vend. Arqipeshkvi i Kishës Katolike, Giovanni Peragine, në një mesazh në vigjilje së festës së Zojës së Shkodrës, vuri në dukje se protestat e këtyre ditëve dëshmojnë një pakënaqësi të thellë shoqërore, që nuk mund të shpërfillet. Zëri i qytetarëve nuk është dëgjuar dhe nuk ka marrë përgjigjet e duhura, u shpreh Arqipeshkvi. Giovanni Peragine, Arqipeshkvi i Kishës Katolike - Kjo nuk e justifikon dhunën, e cila duhet dënuar qartë dhe pa asnjë rezervë, por nxjerr në pah përgjegjësinë e autoriteteve për të dëgjuar qytetarët, për të hapur rrugë dialogut dhe për të trajtuar me vendosmëri shkaqet e pakënaqësisë. Përgjegjësia e autoriteteve nuk matet me deklarata, por me vendime konkrete. Kur besimi te institucionet tronditet dhe paqja shoqërore vihet në rrezik, është detyrë e atyre që qeverisin të marrin përgjegjësitë që u takojnë dhe të veprojnë pa vonesë, duke marrë me guxim edhe vendime të vështira, nëse këtë e kërkon e mira e vendit tonë. Edhe Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan po ndjek me shqetësim përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestive, ndaj thekson se të rinjtë meritojnë të dëgjohen me përgjigje institucionale. Qendra u thirrje të protestojnë paqësisht dhe njëkohësisht policisë të veprojnë me profesionalizëm, duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore.