Top Channel/ Detaje tronditëse nga krimi në Durrës, pas dyshohet se fshihet një i ri nga Tivari
25/09/2025 19:46

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet për vrasjen makabre të 51-vjeçarit Valbon Beqiri në Durrës. Ai u masakrua me mbi 20 goditje thike nga një 24-vjeçar, tashmë i arrestuar nga policia. Burime të grupit hetimor thonë se ndryshe nga pretendimi i autorit, se viktima tentoi ta përdhunonte, dyshohet se vrasja ka qenë e paramenduar. Hetuesit po shqyrtojnë pistën e një lidhjeje intime mes tyre, që mund të ketë sjellë konfliktin fatal. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se Beqiri është goditur që te dera e apartamentit. Pas përleshjes, ai është gjetur nën tavolinën e kuzhinës (vetëm me të mbathura), ndërsa apartamenti ishte i mbuluar në gjak. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur brenda një harku kohor prej 25 minutash. Krimi u zbulua pasi viktima nuk shkoi të merrte djalin e tij nga shkolla, si çdo ditë. Pas kërkimeve një i afërm e gjeti të pajetë në banesën që Beqiri e kishte në ruajtje dhe njoftoi mbrëmjen e së mërkurës policinë. Hetimet zbuluan se krimi ishte kryer paraditen e djeshme, rreth orës 10:00. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 24-vjeçari kishte hyrë në banesë për të blerë lëndë narkotike, por pas një konflikti për motive të dobëta, ai e ka goditur disa herë me thikë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Policia arrestoi 24-vjeçarin Teilor Tivari dhe një tjetër person që e ndihmoi të largohej nga vendngjarja, ndërsa hetimet po vijojnë për të sqaruar motivet e plota të këtij krimi.

Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16
Top News – Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin e Tiranës
07/11 15:14
Top Channel/ Momenti kur shoqërohet protestuesi të Ministria e Arsimit, policia në gatishmëri
07/11 15:03
Top Channel/ “Berisha mos si qeni”, debat mes protestuesve të PD-së dhe atyre te Ministria e Arsimit
07/11 15:02
Top Channel/ Studentët kordon me banderole, refuzon PD t’i afrohet protestës së tyre
07/11 15:00
Top Channel/ Protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, shoqërohet një person nga policia
07/11 14:44