Top Channel/ Dështimi i takimeve, raportuesi për Serbinë në PE: I gjithë faji është i Vuçiçit!
03/03/2025 15:25

Fajin që gjatë vizitës së tij në Beograd nuk nuk arriti të takohej më krerët më të lartë shtetërore, raportuesi i përhershëm i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, ia faturoi Aleksandar Vucicit. “Vendimin që kontaktet e drejtpërdrejta me mua, në emër të pushtetit, të reduktohen ekskluzivisht në bisedime në Kuvendin Popullor dhe në Ministrinë për Integrime Evropiane e mori, natyrisht, presidenti Vuçiç, pasi vetëm ai vendos për lëvizje të tilla,” ka deklaruar Picul ai cili ishte në Serbi pasi në 20 shkurt në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, ishte paraqitur draft-raporti, i cili u përball me kritika nga autoritetet serbe. Vucic refuzoi të takohej me të dërguarin europian, duke e cilësuar atë një “gënjeshtar”, e pas kësaj, takimin me Piculen e refuzoi edhe kreu i grupit parlamentar “Aleksandar Vuçic – Serbia nuk duhet të ndalet” në Kuvendin e Serbisë, Milenko Jovanov. Picula pretendon se qëndrimi negativ i qeverisë serbe ndaj draft-raportit për situatën në vend ishte promovuar që para mbërritjes së tij. Gjatë qëndrimit të tij në Beograd ndodhi edhe një aksion policor në ambientet e disa organizatave joqeveritare. Zyrtari vlerësoi se misioni katërditor në kapacitetin e raportuesit të përhershëm të Parlamentit Evropian për Serbinë ka treguar se nuk do të jetë e mundur të kapërcehen lehtësisht dallimet në vlerësimet për situatën në vend mes tij dhe përfaqësuesve të pushtetit me të cilët nuk pati mundësinë të bisedojë. “Ngjarjet më të rëndësishme në Serbi prej muajsh janë protestat masive të udhëhequra nga studentët, të cilët po bllokojnë institucionet arsimore. Protestat janë përhapur pothuajse në të gjithë vendin. Sipas mendimit tim, bëhet fjalë për një presion të përgjithshëm shoqëror mbi politikën, me qëllim çlirimin e institucioneve të shtetit nga gjithçka që i ka bllokuar për vite me radhë”, theksoi Picula.

Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48
Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30