Top Channel/ Dëshmi tronditëse për vdekjen e Maradonës, vajza e legjendës së futbollit akuzon mjekët
16/04/2025 22:25

Gjyqi për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, ka hyrë në një fazë të re emocionale dhe të rëndë pas një dëshmie të fuqishme nga vajza e tij, Dalma Maradona. Shtatë punonjës shëndetësorë janë nën akuzë për neglizhencë mjekësore në lidhje me vdekjen e ikonës argjentinase, por deklarata e Dalmas ka ndezur edhe më tej debatin publik mbi trajtimin që iu bë ish-futbollistit në ditët e fundit të jetës së tij. Në një dëshmi të dhënë të martën, Dalma përshkroi gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhej Maradona. “Dhoma ku ishte babai im ishte e neveritshme: kundërmonte era urinë, asnjë qenie njerëzore nuk duhej të ishte në një vend të tillë, aq më pak babai im në ato kushte shëndetësore”, u shpreh Dalma. Ajo akuzoi ekipin mjekësor për mashtrim dhe manipulim emocional: “Na premtuan një shtrim në shtëpi që nuk ndodhi kurrë. Na bënë të besojmë në diçka që nuk ekzistonte. Ne u mashtruam në mënyrën më mizore, vetëm për të mbështetur atë gënjeshtër.” Procesi gjyqësor do të vazhdojë në javët e ardhshme, ndërsa ende nuk është e qartë se si do të përfundojë çështja. Megjithatë, dëshmia prekëse dhe e drejtpërdrejtë e vajzës së Maradonës ka hedhur edhe më shumë hije mbi mënyrën si u trajtua legjenda e futbollit në momentet e tij më të vështira.

Top News- Skandal në basketbollin grek. Arrestohet presidenti i Federatës Greke, Liolios
21/10 15:13
Top Channel/ Daja dhe i biri, nga i njëjti ekip, tani përballë, përqafimi “i fundit” përpara duelit
21/10 15:03
Top Channel/ Olsi Rama në festën e Dinamos: Nuk vij drejtor, kështu që s’e heq më Dajën nga puna
21/10 14:59
Top Channel/ Batutat në ditëlindjen e trajnerit Daja: Ky s’durohet 60 vjeç, jo 100
21/10 14:59
Top Channel/ Daja krah Irma Libohovës: Ju dua të gjithëve aktivë, përndryshe ikni në shtëpi
21/10 14:58
Top Channel/ Dinamo feston ditëlindjen e Dajës, trajneri: Merreni në dorë ju gjenerata Z
21/10 14:58
Top News – ‘E ardhmja e Shqipërisë meriton më shumë’/ Kombëtarja ngre zërin ndaj dhunës policore
18/10 14:06
Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41
Top News- Sfida me San Marinon. Manaj-Ta mbyllim që në fillim e të marrim 3 pikët
05/10 20:30
Top News- Kombëtarja pret San Marinon. Maran-Nuk ka ndeshje të lehta, në portë, Dajsinani
05/10 20:00
Top Channel/ Gafat në portë, Maran zbulon gardianin që do të luajë kundër San Marinos
05/10 19:26
Top Channel/ “Ndikuan vendimet e arbitrit”, Maran shpërthen pas Finlandës: Meritonim fitoren
03/10 18:29
Top News- Përballja me Finlandën. Maran: Është një skuadër që të bën të luash keq
02/10 15:37
Top News- Hysaj para sfidës së Kombëtares. ‘Të përkrahim të rinjtë, asgjë zyrtare për të ardhmen’
02/10 15:34
Top Channel/ Maran e Hysaj flasin para ndeshjes me Finlandën, mbrojtësi zbulon: Kam disa oferta
02/10 14:36