Top Channel/Debati për kodin penal. Gjyqtarët: Dispozita të vështira për zbatim me këto kapacitete
22/09/2025 12:02

Diskutime dhe debate të shumta mbi draftin e ri të Kodit Penal pati sot nga gjyqtarë, prokurorë dhe përfaqësues të profesioneve të lira ligjore të Durrësit e Fierit. Tryeza konsultative, e organizuar nga Ministria e Drejtësisë, që u mbajt në Durrës, u fokusua tek paqartësitë dhe problematikat që sjell ky draft në praktikën gjyqësore. Një nga çështjet më të ndjeshme që ngritën gjyqtarët ishte dhe parashikimi në draft i përgjegjësisë penale për vendimet e marra nga gjyqtarët. "Si mund të prezumohet që një vendimmarrje e imja që nuk mbështetet nga një gjykatë më e lartë qenka përgjegjësi penale?! Duhet që të jenë norma të qarta, të sakta, të painterpretueshme..." "Fjali të gjata e të mbingarkuara dhe nga ana konceptuale. Ka ngatërrim të koncepteve materiale dhe atyre procedurale dhe kjo mund të sjellë probleme në praktikë." Në diskutim u përfshi edhe fusha e krimeve kibernetike, ku sipas magjistratëve, drafti parashtron dispozita të vështira për zbatim. "Ato dispozita që kam parë, veçanërisht në fushën e krimit kibernetik, do të jenë të vështira për zbatim me kapacitetet që kemi." Një tjetër pikë debati ishte edhe bigamia, e cila në kodin e ri mbetet vepër penale, në mbrojtje të dinjitetit njerëzor dhe të drejtave të grave. Takimi në Durrës ishte i dyti i këtij cikli konsultimesh, ndërsa tryeza të tjera pritet të zhvillohen në qytete të tjera të vendit. Por ky aktivitet pati edhe një pasojë të drejtpërdrejtë për qytetarët. Afro 55 seanca gjyqësore penale dhe civile, të planifikuara sot në Gjykatën e Durrësit, nuk u zhvilluan për shkak të pjesëmarrjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve në këtë takim konsultativ.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06