Top Channel/ Calja rishkruan historinë, do të synojë Olimpiadën e 2028
01/05/2026 19:54

Vitin e kaluar paralajmëroi tërheqjen nga pedana, por pasioni dhe forma e shkëlqyer fizike e kanë rikthyer sërish në majë. Në moshën 35-vjeçare, Briken Calja vërtetoi se mbetet një nga emrat më të mëdhenj të peshëngritjes shqiptare. Në Kampionatin e fundit Europian të zhvilluar në Batumi të Gjeorgjisë, ai u shpall kampion Europe në një stil dhe nënkampion në dygarësh. Një rikthim fantastik te medaljet që ka ndryshuar plotësisht planet e tij për të ardhmen, duke lënë pas mendimet për “pensionim”. “Normalisht që vitet janë vetëm numra, medaljet janë më të rëndësishme. Ky ishte një premtim që ia kisha bërë vetes”, tha ai. Por suksesi personal në Batumi u shoqërua edhe me një shije të hidhur për ekipin kombëtar. Gara u shënjua nga një vendim tejet i kontestuar i jurisë ndaj Erkand Qerimajt, të cilit nuk iu njoh një provë e rregullt duke e lënë pa rezultat. Një episod i rëndë për të cilin Calja nuk ngurron të dalë në mbrojtje të kolegut të tij. “Është një humbje medalje për Shqipërinë, më vjen keq se është sportist, ka një karrierë të gjatë. Ai është një sportist i mirëfilltë, një nga më të mirët që ka Shqipëria. Për mua ishte një nxirim i gjyqtarisë, realisht është për të ardhur keq. Ai ka bërë shumë sakrificë”, tha Calja. Me Europianin e Batumit tashmë në arkivë, kalendari i 35-vjeçarit mbetet tejet i ngjeshur. Përgatitjet nuk ndalen, pasi objektivi i radhës janë Lojërat Mesdhetare të muajit gusht. Megjithatë, vëmendja kryesore është përqendruar te Kampionati Botëror i këtij viti, një stacion jetik për të grumbulluar pikët e nevojshme kualifikuese. Synimi është i qartë: Lojërat Olimpike të 2028-s. “Kanë ndryshuar planet për shkak se ka filluar kualifikimi olimpik, ka shumë gjëra që i kam lënë pas dhe do të doja me patjetër t’i kisha në CV e karrierën time të gjatë”, u shpreh ai.

Top Channel/ Fëmijët francezë vizitë në Shqipëri/Të vegjlit zhvillojnë turne së bashku me prindërit
25/10 15:31
Top News- Skandal në basketbollin grek. Arrestohet presidenti i Federatës Greke, Liolios
21/10 15:13
Top Channel/ Daja dhe i biri, nga i njëjti ekip, tani përballë, përqafimi “i fundit” përpara duelit
21/10 15:03
Top Channel/ Olsi Rama në festën e Dinamos: Nuk vij drejtor, kështu që s’e heq më Dajën nga puna
21/10 14:59
Top Channel/ Batutat në ditëlindjen e trajnerit Daja: Ky s’durohet 60 vjeç, jo 100
21/10 14:59
Top Channel/ Daja krah Irma Libohovës: Ju dua të gjithëve aktivë, përndryshe ikni në shtëpi
21/10 14:58
Top Channel/ Dinamo feston ditëlindjen e Dajës, trajneri: Merreni në dorë ju gjenerata Z
21/10 14:58
Top News – ‘E ardhmja e Shqipërisë meriton më shumë’/ Kombëtarja ngre zërin ndaj dhunës policore
18/10 14:06
Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41
Top News- Sfida me San Marinon. Manaj-Ta mbyllim që në fillim e të marrim 3 pikët
05/10 20:30
Top News- Kombëtarja pret San Marinon. Maran-Nuk ka ndeshje të lehta, në portë, Dajsinani
05/10 20:00
Top Channel/ Gafat në portë, Maran zbulon gardianin që do të luajë kundër San Marinos
05/10 19:26
Top Channel/ “Ndikuan vendimet e arbitrit”, Maran shpërthen pas Finlandës: Meritonim fitoren
03/10 18:29
Top News- Përballja me Finlandën. Maran: Është një skuadër që të bën të luash keq
02/10 15:37
Top News- Hysaj para sfidës së Kombëtares. ‘Të përkrahim të rinjtë, asgjë zyrtare për të ardhmen’
02/10 15:34