Top Channel/ Buxheti 2026, rriten pagat e pensionet! Rekord me 8.9 miliardë euro
04/11/2025 19:37

Është depozituar ne Kuvend projektligji më i rëndësishëm i vendit për vitin 2026. I konsideruar si buxheti më i madh në histori, vitin e ardhshëm do të kap vlerën e 886 miliardë lekëve ose 8.9 miliardë eurove. Këto pra do të jenë në dispozicion të institucioneve për tu shpenzuar për duke nisur nga shëndetësia mbrojtja sociale përfshirë këtu pensionet dhe ndihmën ekonomike, infrastruktura, arsim e bujqësi, drejtësi dhe mbrojtje në kuadër të detyrimeve ndaj NATO-s. Shpenzimet pritet të rriten në këtë vit të ardhshëm me 6.7% krahasuar me aktin normative të fundit. Ndërsa nga ana tjetër të ardhurat planifikohen të arrijnë në 823 miliardë lekë ose 8.2 miliardë euro apo 6.8% më shumë. Ndalur sipas institucioneve Minsitria e Shëndetësisë merr edhe pjesën më të madhe të buxhetit në 82.5 miliardë lekë ose 820 milionë euro. Një fokus të veçantë në buxhet kanë politikat sociale. Qeveria parashikon 100 milionë euro për rritjen e pensioneve sipas skemës së re, ndërsa 135 milionë euro do të shkojnë për rimbursimin e medikamenteve. Institucioni i dytë që parashikohen më shumë shpenzime është Ministria e Infrastrukturës me 772 milionë euro. Në këtë ritëm vijon dhe ministria e arsimit, buxheti I të cilës është rritur në 620 milionë euro. Ndërsa Ministria e Mbrojtjes do të ketë një buxhet 589 milionë euro. Ministria e Bujqësisë do të marrë 14 milionë euro më shumë duke arritur në një buxhet 162 milionë euro për 2026. .(grafik) Në projektbuxhetin për vitin 2026, investimet publike janë planifikuar të arrijnë në 179.6 miliardë lekë apo 1.8 miliardë euro, duke përfaqësuar 6.5% të PBB-së. “Përfshirë këtu dhe fondin e rindërtimit në shumën 5 miliardë lekë dhe 6.8 miliardë lekë financime të pritshme mbi bazë projektesh nga Plani i Rritjes me BE). NË planifikimin e investimeve për vitin 2026 janë mbajtur në konsideratë të gjitha detyrimet kontraktuale për projektet e investimeve me financim të huaj dhe të brendshëm dhe do të ketë përparësi financimi i projekteve në vazhdim.” Në vitin 2026, financimet për kontratat koncesionare dhe projektet e partneritetit publik-privat (PPP) me mbështetje nga buxheti i shtetit parashikohen të pësojnë një rënie krahasuar me vitin paraardhës. Për 11 kontrata koncesionare do të shpenzohen 120 milionë euro nga 139 milionë euro në 2025. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë mban peshën më të madhe të fondeve për këto kontrata, ndërsa rruga e Arbrit është koncesioni me vlerën më të lartë të financimit në vend. Sa i përket pushtetit vendor granti nga buxheti i shtetit për 61 njësitë do të arrijë në 473 milionë euro nga 431 në 2025. Ky projektbuxhet 2026 është shoqëruar gjithashtu dhe me paketën fiskale e cila përfshin paqen fiskale, rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, ndryshimet në TVSH për bujqësinë, si dhe rritjen e pagës minimale 1 janar 2026 në 50 mijë lek dhe në të njëjtën masë edhe paga maksimale. Ndërsa pagat në administratë pritet të indeksohen me 2.5%.

Top News- Mbi 50 mln euro dëmi i mashtrimit. Industria Call Center në Shqipëri, viktimat në Gjermani
14/04 13:27
Top News – Një në tre pensionistë është në punë. Burimet njerëzore ‘të moshuara’ të ekonomisë
14/04 13:25
Top News – Parqet fotovoltatike. Ibrahimaj: Një sektor joshës për investimet e emigrantëve
14/04 13:24
Top News – Vritet 20-vjeçari shqiptar. Atentat në Suedi, plagoset vajza që e shoqëronte
14/04 13:15
Top Channel/ Vodhi 40 mijë paund nga kasa e marketit, arrestohet gruaja në Tiranë, pranga edhe…
14/04 13:04
Top Channel/ Kanosja me pistoletë në Vlorë, Arrestohen 3 persona që dhunuan një 35-vjeçar
14/04 12:43
Top Channel/ Goditen 3 “Call-center” në Tiranë. Lëshohen 7 urdhër-arreste, vodhën miliona euro
14/04 12:42
Top Channel/ Sherr mes të rinjve në Korçë, goditen me grushte dhe sende të forta, një i plagosur
14/04 12:26
Top News – Sherr mes të rinjve në Korçë. Grushtohet dhe goditet me sende të forta një prej tyre
14/04 11:41
Top News – Punësimi në të zezë. Fenomeni u ul në 2025-ën, por sërish mbetet problematik
14/04 11:34
Top News – Samiti i Diasporës. Rama u ofron ‘paketën e maleve’ emigrantëve
14/04 11:33
Top Channel/ “Më kërcënuan kur njoftova se do isha në foltore e PD”, mësuesja nga Kuçova: Do t’i…
14/04 11:16
Top News – Statistikat e pagave në 2025. Gjysma e shqiptarëve marrin më pak se 54 mijë lekë
14/04 10:25
Top Channel/ Momente paniku për 3 të rinj në Devoll, makina del nga rruga dhe përfshihet nga flakët
14/04 10:11
Top News – Vatrat e mashtrimit online. Aksioni ndaj Call Centerave, sekuestrohen 1 mln euro
14/04 10:06
Top News – Shkrumbohet shtëpia e pabanuar në Elbasan. Zjarri dyshohet i qëllimshëm
14/04 10:05
Top News – Gjendet i pajetë 55-vjeçari. Lushnje, shkak dyshohet konsumi i alkoolit
14/04 09:55
Top News – Një ushtarak ‘special’ për Shqipërinë. Trump nominon Eric Wendt për Ambasador në Tiranë
14/04 09:51
Top Channel/ Gjendet i pajetë në rrugë 55-vjeçari në Lushnjë, trupi dërgohet për autopsi
14/04 09:18
Top Channel/ Zjarr në një shtëpi private në Elbasan, dyshohet i qëllimshëm, ndërhyjnë zjarrfikëset
14/04 09:11