Top Channel/ Zjarr në një shtëpi private në Elbasan, dyshohet i qëllimshëm, ndërhyjnë zjarrfikëset
14/04/2026 09:11
Një zjarr ka shpërthyer në qendër të Elbasanit, në një banesë private.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:05, në zonën e njohur si “Kryqëzimi i 1 Majit”, ku sipas burimeve paraprake zjarri ka shpërthyer brenda një shtëpie të pabanuar.