Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera menjëherë pas kallëzimeve të qytetarëve/administratorëve të subjekteve, për raste të vjedhjes së pronës/pasurisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 , në 24 orë, finalizuan 2 operacione për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të 2 vjedhjeve me pasoja të rënda.