Policia ka shoqëruar pesë persona në kuadër të operacionit të ndërmarrë mbrëmjen e së hënës kundër një rrjeti call centerash, që dyshohet se kanë mashtruar në shifra prej miliona eurosh ndër vite shtetas të Bashkimit Europian. Pesë prej të shoqëruarve nga policia me akuzën e mashtrimit kompjuterik dyshohet se kanë rol drejtues në këtë aktivitet, teksa operacionit i parapriu investigimi i publikuar në Exclusive në Top Channel të dielën.