“Diaspora duhet të kthehet në tokën e vetë.” Ishte kjo kërkesa e shefit të ekzekutivit, Edi Rama për emigrantët, të cilët janë larguar nga atdheu për të ardhura më të shumta dhe një jetesë më komode jashtë vendit. Në samitin e diasporës, kryeministri prezantoi paketën e maleve, si një mundësi që emigrantët të investojnë në tokat e tyre dhe të sigurojnë fitim më të lartë sesa jashtë vendit.