Top Channel/ Bullgaria dhe Rumania bëhen anëtare të plota të zonës Schengen
12/12/2024 16:46

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian ua kanë hapur rrugën Bullgarisë dhe Rumanisë për t’u bërë anëtare të plota të zonës për lëvizje të lirë Schengen, prej fillimit të vitit tjetër. “Është moment historik që më në fund të mirëpresim Bullgarinë dhe Rumaninë”, ka thënë ministri i Brendshëm i Hungarisë, Sandor Pinter, shteti i të cilit është aktualisht në krye të Presidencës së bllokut evropian. Bullgaria dhe Rumania, të dyja vende anëtare të BE-së prej vitit 2007, kanë qenë pjesërisht të integruara në zonën për lëvizje të lirë, prej muajit mars, pasi u është mundësuar vetëm trafiku ajror dhe detar, pa kontrolle kufitare. Austria pati refuzuar pranimin e plotë të këtyre vendeve në Schengen, duke përmendur shqetësimet rreth migrimit. Megjithatë, Vjena ka thënë të hënën se nuk do të përdorë veton në takimin e ministrave të zhvilluar mëngjesin e së enjtes, dhe kështu dy vendet do të jenë anëtare të plota prej 1 janarit të vitit 2025. Bukureshti dhe Sofja i kanë plotësuar të gjitha kriteret teknike që u janë vendosur nga Brukseli më 2010, mirëpo kanë pritur më shumë se një dekadë për t’u bërë pjesë e Schengenit, pasi disa vende kanë qenë kundër ndër vite. Austria ka hequr dorë nga vetoja, vetëm pasi tri shtetet e kanë nënshkruar “pakon për mbrojtje kufitare”. Marrëveshja parasheh angazhim të përbashkët të rojeve kufitare në kufirin bullgaro-turk, dhe kontrolle të përkohshme kufitare në rrugët tokësore për periudhë gjashtëmujore. E krijuar më 1985, zona Schengen përbëhet prej 29 shteteve – 25 prej 27 vendeve të bllokut evropian, plus Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni. Kjo është zona më e madhe në botë pa kontrolle të brendshme kufitare. Më shumë se 400 milionë njerëz mund të udhëtojnë lirshëm brenda saj.

Top News- Digjet resorti luksoz i skive në Turqi, të paktën 66 viktima nga flakët
21/01 16:41
Top News- Europa ndryshon kurs/ Unioni sytë nga Kina pas fitores së Trump
21/01 16:40
Top Channel/ Nis epoka e re në SHBA! Trazirat në Kapitol, Trump fal të akuzuarit e 6 Janarit
21/01 16:33
Top Channel/ “Nuk është lufta jonë”! Trump: S’besoj se marrëveshja armëpushimit në Gaza do zbatohet
21/01 16:32
Top Channel/ Tetë urdhrat që firmosi Trump! Nga emigrantët te tërheqja nga marrëveshja e klimës
21/01 16:32
Top Channel/ Turqi, zjarr në resortën e skive: 66 viktima, struktura e kishte fasadën prej druri!
21/01 14:52
Top Channel/ Pas zjarreve, ngricat: Temperaturat në SHBA, minus 40 gradë Celsius, preken miliona!
21/01 14:31
Top Channel/ Trump bllokon ndihmat ndërkombëtare për 90 ditë: Do kontrollohen të gjitha!
21/01 14:29
Top News- Trump, ‘fshesë’ emigratëve ilegal/ S’ka më shtetësi përmes lindjes në SHBA
21/01 14:22
Top News- Rrjeti ‘gozhdon’ Musk/ Kritikohet për gjest fashist gjatë inaugurimit të Trump
21/01 13:58
Top News- Tentoi të vendoste ligjin ushtarak, presidenti koreanojugor mbrohet para gjykatës
21/01 13:42
Top News- ‘Firma që ndryshon botën’/ Mediet ndërkombëtare ‘pushtohen’ nga Trump
21/01 13:30
Top News- Trump fal ‘pushtuesit’ e Kapitolit/ Në SHBA vetëm dy gjini, parlajmëron daljen nga OBSH
21/01 13:27
Top Channel/ Organizata Botërore e Shëndetësisë e padëshiruar nga Trump, presidenti i tregon “derën”
21/01 12:54
Top Channel/ Trump shpëtim për ndalimin e mbylljes së TikTok? Presidenti: Vendimi shtyhet…
21/01 12:51
Top News- ‘Në çdo rrugë ka viktima’, Gaza mes armëpushimit dhe shkatërrimit nga lufta
21/01 12:44
Top Channel/ 100 mln USD në ditë, DW: Të pasurit po pasurohen “frikshëm”!
21/01 12:08
Top Channel/ The Guardian: “Musk bëri përshëndetjen fashiste”- Plasin polemikat në rrjet!
21/01 11:55
Top Channel/ Biden fali anëtarët e familjes, Trump “hedh helmin”: Atëherë, paskan qenë fajtorë?!
21/01 11:52
Top Channel/ “Më shpëtoi Zoti”: Trump fal të akuzuarit e 6 janarit, kthehen ushtarët no-vax!
21/01 11:51
DIGITALB DIGITALB - OFERTA