Top Channel/ Blerjet për nisjen e shkollës, historitë e prindërve që përgatiten për fëmijët
30/08/2025 19:49

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor më 8 shtator, Elona Sekja ka filluar me blerjet në kancelari, por jo vetëm për fëmijët e saj. Me një listë me mjete shkollore, canta e veshje, ajo po përpiqet të gëzojë edhe nxënësit e varfër. Duke shfrytëzuar rrjetet sociale, Elona ka bashkuar shqiptarët në një nismë në ndihmë të familjeve në pamundësi ekonomike që nuk plotësojnë dot kërkesat minimale të nxënësve. Shumë e bukur, reagimi i njerëzve… pra ndjeshmëria nuk ka vdekur thjesht duhet një klik për ngacmim. E nxitur nga një rast i dhimbshëm në zonat rurale të Shqipërisë i zbuluar nga një arsimtare, ajo kuptoi se nevoja për të ndihmuar ishte më e madhe, ndaj fushata u shtri jo thjesht në një klasë. ‘Ishte një lajmërim që ka bërë një mësuese në fillore nga fshatrat e Beratit që kërkonte ndihmë për një nxënësin e saj që prindërit skishin mundësi ti blinin as një cantë shkolle. E lexova dhe u preka. Shumë e dhimbshme të mendosh që në 2025 prindërit shqiptarë përballen me këto kushte. I them mësueses që do ja blej unë gjithcka i duhet për klasën e parë, por gjatë bisedës me të më zbuloi se ky nuk ishte rasti i vetëm!” Në përjetimet e një prindi që ka tre fëmijë, Elona kur dëgjon për të vegjëlit që nuk gëzojnë për nisjen e shkollës, nuk qëndron dot indiferente dhe beson se të gjithë mund të kontribuojnë në mënyra të ndryshme. “Nuk pretendoj që jam as e pasur as e varfër, por të paktën të ndihmoj atë që ska mundem. Të qënurit indiferent na prek të gjithëve se jetojmë në shoqëri. Nuk funksionojmë fëmija im, pragu i derës sime. Bashkë mund të kontribuojmë me aq mundësi sa kemi të përmirësojmë jetën e atij që nuk ka sot”.

Top Channel/ Berisha thirrje për mosbindje civile: Dënojmë dhunën kundër të rinjve
17/10 23:14
Top Channel/ Dhuna, reagojnë komunitetet fetare: Të rinjtë duhet të dëgjohen
17/10 23:07
Top Channel/ Përmbytje të frikshme në Stamboll, situata më e rëndë pas 80 vitesh
17/10 23:05
Top Channel/ OKB thirrje për dialog: kundër dhunës në protestë, proporcionale nga policia
17/10 23:03
Top Channel/ Mbyllet protesta, fadroma pastron bulevardin pas tubimit të dhunshëm
17/10 22:49
Top News – Gaz, gur, zjarr dhe plumba gome. Dita 5, përballja më e ashpër e studentëve me policinë
17/10 22:43
Top Channel/Protestuesit sulmojnë dyqanin e ‘One’ në Myslym Shyr,me leva dhe hekura godasin fasadën
17/10 22:01
Top Channel/ Policia ndjek protestuesit, dy të rinj arrestohen me forcë nga FNSH para…
17/10 21:44
Top Channel/ E gjithë policia në shesh, autobote dhe rrugë të mbushura me gurë, protestuesit…
17/10 21:41
Top Channel/ Hita: 132 efektivë u sulmuan me gurë dhe vida, janë pezulluar shtatë policë
17/10 21:26
Top Channel/ Dita e pestë e protestës / Gurë molotovë në rrugët e kryeqytetit
17/10 21:26
Top News- Plumbat e gomës në protestë/ Hita: Mjete sigurie të përcaktuara nga legjislacioni
17/10 21:25
Top Channel/ ‘Uaaa çfarë kafshësh’, policia ndjek me makinë turmën e protestuesve, reagimi i…
17/10 21:22
Top Channel/ Përplasje të ashpra në protestë, digjen automjete në bulevard
17/10 21:19
Top Channel/ Flakë e tym, përshkallëzon protesta
17/10 21:19
Top Channel/ Flakë e tym, përshkallëzon protesta! Përplasje e ashpër në rrugët e Tiranës
17/10 21:19
Top Channel/ Kaos në Bulevard, policia iu përgjigj protestuesve me gaz lotsjellës e tym
17/10 21:15
Top Channel/ Molotovë dhe gaz në bulevard, përplasje të frikshme mes të rinjve dhe policisë
17/10 21:14
Top Channel/ Përplasje të ashpra në protestë, dita më e dhunshme në kryeqytet
17/10 21:12
Top Channel/ Flakë e tym, përshkallëzon protesta! Përplasje e ashpër në rrugët e Tiranës
17/10 21:11