Qeveria e kryeministrit liberal të Rumanisë, Florin Citu është rrëzuar sot me një votë mosbesimi, duke sjellë mundësinë e destabilizimit politik. Rezultatet finale tregonin se 281 deputetë votuan në favor të mocionit të rrëzimit, megjithse aleatët e qeverisë braktisen votën. Ish-bankieri Citu ishte zgjedhur kryeministër vetëm në dhjetor, por partia e qendrës së djathtë USR u largua muajin e kaluar nga koalicioni, duke cituar si arsye "qasje diktatoriale". Opozita Social Demokrate (PSD) akuzoi qeverinë e Citu për "varfërim të popullit rumun dhe rritje të borxhit kombëtar”. PSD dhe USR lanë mënjanë diferencat e tyre për të mbështetur mocionin, të cilit iu bashkua gjithashtu dhe e djathta ekstreme AUR. Presidenti tashmë duhet të emërojë një kryeministër të ri. Ekspertët vendas thonë se pazaret mes partive mund të risjellin Citu në pushtet.