Top Channel/ Biden viziton Poloninë, Johnson përgatitet të shkojë në Kiev-tremben shefat e sigurisë
21/03/2022 12:11

Presidenti amerikan Joe Biden udhëton të premten drejt Polonisë, ku planifikon të takohet me homologun polak Andrzej Dud, pasi të ketë ndaluar më parë në Bruksel për të marrë pjesë në samitin e NATO-s , BE.së dhe G7-s. prania e shefit të Shtëpisë së Badhë në Europë dërgon një sinjal të fuqishëm lidhur me përpjekjet e perëndimit për t`iu përgjigjur pushtimit të paprovokuar dhe brutal të Rusisë në ukrainë. Përpara udhëtimit, Biden do të zhvillojë dhe një telefonatë me kreun e Elizese, Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz, kryeministrin Italian Mario Draghi e kryeministrin britanik Borsi Johnson, me qëllimin të koordinojnë reagimin e tyre ndaj veprimeve të Moskës. në takimin e mëpasshëm me Andrzej Duda, do të flitet dhe për krizën e rëndë humanitare që ka shkaktuar kjo luftë. Dhjetë milionë persona – mbi çereku i popullsisë – tashmë janë larguar nga shtëpitë e tyre në Ukrainë për shkak të luftës “shkatërruese” të Rusisë, thotë OKB; 3.3 milionë prej tyre janë zhvendosur jashtë kufijve, nga të cilët mbi 2 milionë i janë drejtuar Polonisë. Boris Johnson, sakaq sipas shtypit britanik, po mendon të udhëtojë vetë drejt Kievit për të dëshmuar atje mbështetjen e plotë të Britanisë së Madhe. Megjirhatë, krerët e shërbimeve sekrete nuk janë aspak të entuziasmuar nga ideja që kryeministri të vizitojë një qytet që bombardohet vazhdimisht prej ushtrisë ruse. Situata atje është mjaft e rëndë e thonë ata, dhe do ta bënte shumë të vështirë garantimin e mbrojtjes së Johnsonit.

Top Channel/ Zelensky: Putini është pacienti zero, ndalni paratë në Moskë
23/09 23:02
Top Channel/ Rubio: Putin do të ftohet SHBA, do të jetë në Samitin e G20
23/09 22:28
Top Channel/ Horror, 44-vjeçari shtirej si gjinekolog e u kërkonte pacienteve foto e video intime
23/09 21:51
Top Channel/ “Gati të flasim me Trump”, Pezeshkian deklaroi në OKB se nuk janë terroristë
23/09 20:06
Top News – Huthit ‘i tregojnë dhëmbët’ Trumpit / E paralajmërojnë ‘të mos përzihet’ në Jemen
23/09 14:56
Top Channel/ Vucic dhe Sheshel. Bashkë në zgjedhje? Serbia i lëshon Perëndimit sfidën e radhës!
23/09 14:53
Top News – Robotë vrasës apo Super Inteligjencë… / Trump dhe liderët botërorë përplasen për IA
23/09 14:52
Top News – Xi Jinping ‘i pret kokën’ ushtrisë / Raprezalje mbi komandantët e lartë në Kinë
23/09 14:46
Top News – Spektakël madhështor për Xi Jinping / Trump shtron tapetin e kuq, bisedime të tensionuara
23/09 14:42
Top News – Marinarët turq të tmerruar / Sulmet me dronë në Detin e Zi mbjellin kaos e terror
23/09 14:33
Top News – Punëtori ra nga 10 metra lartësi / Mbyllet Koloseu në Romë, ‘në shenjë respekti’
23/09 14:28
Top News – Spektakël ngjyrash, lulëzon shketëtira / El Nino solli reshje të dendura shiu në rajon
23/09 14:26
Top News – ‘Ju nuk duhet të jeni këtu…’ / Trump ‘dëbon’ CNN nga OKB, përplasja me mediat vazhdon
23/09 14:24
Top News – ‘Akili’ bëhet izraelit. Mburoja ajrore greke mbetet në duart e Tel Avivit
23/09 13:18
Top News – Putin planifikon sulm të ri masiv / Zelenski ngre alarmin, informacion i inteligjencës
23/09 12:55
Top News – Avioni amerikan rrëzohet në Gjermani / F-16 po i afrohej pistës për ulje, shpëton piloti
23/09 12:02
Top News – Ushtarë për mbrojtjen e satelitëve / Britania ‘nis’ skuadriljen, do kontrollojë hapësirën
23/09 12:02
Top News – ‘El Nino’ në nivelin ‘Godzilla’ / Edhe 450 mijë viktima në gjashtë muajt e ardhshëm
23/09 11:58
Top News – Trump kërcënon ‘të zhdukë’ Iranin / Diplomatët kërkojnë një marrëveshje në OKB
23/09 11:52
Top News – ‘Kupola e Artë’ vendoset në Grenlandë / Trump firmos marrëveshjen: Kontroll të përhershëm
23/09 11:51