Top Channel/Biden, sanksione të reja mbi Rusinë: Do “çimentojmë” mbrojtjen e Europës Lindore!
23/03/2022 17:33

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, takohet me aleatët kryesorë në Bruksel dhe Varshavë këtë javë në vazhdën e përpjekjeve të perëndimit për të mos lejuar që lufta e Rusisë kundër Ukrainës të kalojë në një katastrofë edhe më të madhe. Biden druhet se Rusia mund të përdorë armë kimike ose bërthamore duke qenë se pushtimi i saj nuk po ecën sic e parashikonte Moska, e është ndeshur me probleme të mëdha logjistike dhe një rezistence të ashpër ukrainase.Sfidat humanitare po rriten, gjithashtu. Miliona refugjatë janë larguar nga luftimet, kryesisht duke kaluar kufirin në Poloni dhe lufta ka rrezikuar të korrat e grurit dhe elbit të Ukrainës, duke rritur mundësinë e rritjes së urisë në zonat e varfra anembanë globit. Jake Sullivan, këshilltar i Bidenit për Sigurinë Kombëtare, tha se presidenti do të koordinojë lëvizjet me aleatët për ndihmën ushtarake për Ukrainën si dhe për sanksione të reja ndaj Rusisë. Ai shtoi se Biden po punon në përpjekjet afatgjata për të rritur mbrojtjen në Europën Lindore, ku shumë vende frikësohen nga agresioni rus. Ai do t`i mëshojë ndërkohë edhe idesë së zvogëlimit të varësisë së kontinentit nga energjia ruse."Kjo luftë nuk do të përfundojë lehtë ose shpejt", tha Sullivan përpara gazetarëve. Ai përmendi dhe kërcënimet Putinit për armët bërthamore, duke thënë se Biden do të diskutojë me aleatët për "përgjigje të mundshme" nëse udhëheqësi rus e ndërmerr atë hap.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43