Top Channel/ Biden e Putin takohen brenda, jashtë ndërtesës gazetarët rusë përplasen me amerikanët!!
16/06/2021 19:25

I shumëmediatizuar e i pritur më vëmendje të madhe, takimi i presidentit amerikan Joe Biden me atë rus, Vladimir Putin në Gjenevë të Zvicrës duket i destinuar të shënjohet nga tensionet, e kjo jo vetëm brenda sallës ku liderët e dy prej kombeve më të fuqishme të botës po përballen me njëri tjetrin. Fërkimet ne fakt, nuk kanë munguar as jashtë rezidencës Villa La Grange. Gazetari i ‘Wall Street Journal’, Andrew Restuccia publikoi në llogarinë e tij në Twitter një foto ku shihet situata e tensionuar që u krijua mes gazetarëve rusë dhe amerikanëve. "Skenë kaotike jashtë vilës ku Putin dhe Biden po takohen. Gazetarët rusë po nguten të zënë pozicionet, ndërsa zyrtarët amerikanë u thërrasin të qëndrojnë prapa,"- ka shkruar ai. Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Rusisë janë acaruar prej vitesh, duke filluar që me aneksimin e Krimesë nga Rusia në 2014, ndërhyrjen e rusëve në Siri në 2015 dhe akuzat amerikane, të kundërshtuara nga Kremlini, se Rusia është përzjerë në zgjedhjet amerikane. Komenti i Presidentit Biden në mars se Putini është “vrasës” e acaroi edhe më tej situatën, duke rezultuar në vendimin e Kremlinit pëe të thirrur ambasadorin e tij në Uashington. Në muajin prill, Shtetet e Bashkuara thirrën edhe ato ambasadorin e tyre në Moskë. Asnjë prej diplomatëve nuk është kthyer ende në post. Pamjet: AFP

Top News – Droni hyn në qiellin turk, F-16 e rrëzojnë / Incidentet shtohen, 3 shkelje në 5 ditë
21/12 14:49
Top Channel/ SHBA bllokon naftën nga Venezuela/ Cisterna e dytë që kapet në pak javë
21/12 14:36
Top News – Fotoja e Trump hiqet nga dosja Epstein / Demokratët akuzojnë: Dokumentet janë redaktuar
21/12 14:23
Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
Top News- Paralajmërimi i Osama bin Ladenit/ Si përgjigjej për CNN ish-udhëheqësi i Al-Kaedës
20/12 21:00
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
20/12 20:00
Top News- Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në SHBA, Trump kërkon përgjigje përfundimtare
20/12 19:30
Top News- Raketat ruse bien mbi Odesa /Viktima e të plagosur, Moska kërkon hakmarrje
20/12 19:00
DIGITALB DIGITALB