Besimtarët palestinezë kryenin sot lutjen e parë në xhaminë e Al-Khalidi në Gaza City teksa nisin muajin e shenjtë agjërues të Ramazanit. "Shpresojmë që ky muaj të jetë i mirë, i paqtë dhe i sigurtë për palestinezët," thotë një rezident në Gaza duke shtuar se "vitin e kaluar muaji i Ramazanit ishte i mbushur me luftë dhe shkatërrim”. Muslimanët kishin nisur prej ditësh përgatitjet për muajin e shenjtë duke pastruar e zbukuruar xhaminë Al-Aksa në Jerusalem me fenerë e shirita festivë. "Dashtë Zoti Ramazani sivjet të jetë i paqtë dhe i mirë, ndryshe nga viti i kaluar”, tha Fatima Diab, rezidente e qytetit të vjetër të Jeruzalem.