Jo vetëm të vetëve, por kryedemokrati Sali Berisha u bën thirrje të gjithë qytetarëve të ngrihen në mosbindje civile. Ai bëri thirrje për vijimin e protestës edhe në qytetet e tjera, përveç kryeqytetit, pasi beson se kjo është zgjidhja e duhur për të bindur kryeministrin Edi Rama të japë dorëheqjen.