Top Channel/ Berisha sulmon AKSHI-n: Daniel Shimës i dola zot, por ai ishte shërbëtori i tyre
07/02/2026 22:54

Sali Berisha ka zhvilluar ost një takim me banorët e Kamzës, nga ku ka bërë thirrje për t’u bashkuar në protestën e datës 10 shkurt. Gjatë fjalës së tij para demokratëve, ai sërish u ndal te AKSHI, kur tha se Daniel Shimën, ish-zv/drejtor i AKSHI, për disa ditë i doli në mbrojtje kur gjatë muajit gusht u tha se ishte rrëmbyer. Për këtë Berisha ‘është penduar’, pasi shton se ky i fundit ka vjedhur paratë e AKSHI. “E rrëmbyen para ca javësh një Daniel Shima. Dhe unë duke i dalë zot atij disa ditë me radhë. Danieli ishte shërbëtori i tyre, që u kishte bërë nënën milionere duke vjedhur paratë e AKSH-it. Ajo rrobaqepëse dhe regjistroi miliona, miliona euro në emër të saj. Sipërmarrëse”, tha Berisha. “Sot jemi në një mision më të rëndësishmin e jetës sonë. Jemi në një mision, të shpëtojmë Shqipërinë nga kjo diktaturë, nga ky regjim që bazohet kryekëput në vjedhje, në drogën, përçmimin e qytetarëve. Çdo qeveri që shkelmon votën e qytetarëve duhet të rrëzuar një minutë e më parë. Çdo qeveri që del nga vota e lirë e qytetarëve, por i vjedh qytetarët, humbet çdo legjitimitet për të qëndruar në pushtet. Dhe duhet të largohet një minutë e më parë. Pra, këtu jemi. Në njërën anë jemi ne, njerëz me ideale, njerëz që e duan këtë vend, njerëz që i besojmë Shqipërisë, që ia njohim të gjithë problematikën. Përballë kemi një organizatë kriminale. Përballë kemi një ç, që vjedh nga mëngjesi në darkë qytetarët shqiptarë. Dhe që tani thotë, do vazhdoj t’ju vjedh, do përdor imunitetin kundra jush. Mund të vazhdohet kështu? Asnjë minutë”, iu drejtua ai më tej demokratëve të Kamzës.

Top Channel / Një i vdekur dhe një i zhdukur nga në Elbasan
04/11 23:28
Top Channel / Berisha: të shtunën në shesh, front të gjerë opozitar
04/11 23:01
Top Channel/ Rikthehen tensionet në protestë, disa të arrestuar
04/11 22:52
Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13
Top Channel/ Kerkime për 69 vjeçarin e zhdukur në Elbasan, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi
04/11 21:07
Top Channel/ Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, arrestohen 5 persona
04/11 20:49
Top Channel /PD reagon për progres-raportin, Bardhi: Opozita kishte të drejtë
04/11 20:46
Top News- Shpërthimi i fuqishëm shemb pallatin në Elbasan, banorët: Ishte si bombë!
04/11 20:45
Top Channel /Rama: Dera e BE është e hapur, Shqipëria vlerësohet si kurrë më parë
04/11 20:40
Top Channel /Plas keq në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë, disa të shoqëruar
04/11 20:38
Top Channel /Gruaja dhe i biri vranë babanë në Bulqizë, thanë se e “hëngri ariu”
04/11 20:36
Top Channel/ “Shqipëria është më shumë narkoshtet se Kolumbia” Berisha në mbledhjen e PD
04/11 20:34
Top Channel /Shpërthimi shemb pallatin në Elbasan.Ndërron jetë një e moshuar, tetë persona në spital
04/11 20:31
Top Channel /Shpërthimi në Elbasan, dyshime për bombol gazi policia ende pa konkluzion përfundimtar
04/11 20:19