Top Channel/ Berisha kërkon vizë për në SHBA, notë verbale nga MEPJ për udhëtimin
27/08/2026 19:39

Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, në qershor 2026 iu hoq sanksioni bllokues për të hyrë në SHBA. Berisha më pas disa herë e ka pohuar se së shpejti ai do të udhëtojë drejt SHBA. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, nga burime diplomatike, ka siguruar këtë dokument nga “International Democracy Union”, i cili tregon të dhëna për një udhëtim të mundshëm të Berishës drejt SHBA në këtë fillim shtatori. Dokumenti ka si titull “konfirmim për pjesëmarrjen tuaj në delegacionin e IDU për Konventën Kombëtare Republikane”. Më tej, në këtë letër konfirmimi që ka marrë Berisha mësohet se konventa do të mbahet në Dallas më 9 dhe 10 Shtator, nga ku jepen këto detaje. “IDU është e kënaqur që ju do të na bashkoheni ne dhe ne jemi konfidentë se pjesëmarrja juaj në këtë mbledhje historike për Partinë Republikane do të jetë me shumë vlerë për Partinë Demokratike të Shqipërisë. Detaje të tjera në lidhje me lëvizjet e delegacionit, akreditimin dhe programit të eventit do t’ju komunikohen nga sekretariati i IDU”. Ndërkohë, një tjetër dokument i siguruar nga Top Channel i datës 7 Gusht nga Instituti Amerikan i Trajnimeve, Berishës i konfirmohet regjistrimi si pjesëmarrës në Konventën Kombëtare Republikane. Pas marrjes së këtij konfirmimi, në Tiranë kanë nisur përpjekjet nga Gazment Bardhi. Burime nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme treguan se Gazment Bardhi në kapacitetet e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD ka çuar një kërkesë duke kërkuar një notë verbale shtetërore për t’i mundësuar Berishës marrjen pjesë në këtë aktivitet të republikanëve amerikanë.

Top Channel/ Shtyhet gjyqi për 17 nëntor, GJKKO thotë se nuk u njoftua për transferimin
03/11 12:25
Top Channel/ Bojkotojnë mësimin dhe i bëjnë thirrje të gjithëve të bashkohen me ta
03/11 12:24
Top Channel/ Vrau nënën, dorëzohet në polici 21-vjeçari Eduard Xhani. Akuzë për vrasje me dashje
03/11 12:14
Top Channel/ Del shifra e parave që u grabitën në arkën e një banke tek Komuna e Parisit
03/11 12:13
Top News – Veliaj letër për GJKKO. Kërkon hetim të pavarur për transferimin në Fier
03/11 12:11
Top Channel/ Vodhi 1 automjet nga vendparkimi i një hoteli, vihet në pranga 31-vjeçarja në Sarandë
03/11 12:05
Top Channel/ ‘Bojkoto e protesto’, studentët vijojnë protestën, thirrje të rinjve të tjerë tu…
03/11 11:49
Top Channel/ Vijojnë protestat/ Të rinjtë grumbullohen te Politekniku, thirrje për dorëheqje dhe…
03/11 11:41
Top News – Shqipëria nuk përfiton fonde. Bllokohen 228 mln euro nga Plani i Rritjes së BE
03/11 11:25
Top Channel/ Sot seanca për Veliajn! Avokati i kryebashkiakut në GJKKO
03/11 11:11
Top News –Ulja e TVSH mund të rrisë çmimet. Ekonomi e qëndrueshme, por varet nga turizmi e ndërtimi
03/11 10:50
Top Channel/ Masa ‘Detyrim paraqitje’, ish-drejtoresha e AKSH paraqitet në SPAK
03/11 10:07
Top News – Luftanijet e NATO-s në Vlorë. Gjermanë, italianë e spanjollë gati për ‘betejë detare’
03/11 10:02
Top News – Reforma territoriale shkriu 15 prej tyre. Por financat ndajnë fonde për 61 bashki
03/11 09:54
Top Channel/ Katër luftanije të NATO-s në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare
03/11 09:36
Vrau të birin prej mbesës, detaje të reja nga krimi në Gjilan
02/11 23:30
Arbër Hajdari i përgjigjet Veliajt: Nuk kam lidhje me histori politiko-penale
02/11 23:19
Rama: reflektuam për protestat, Sazani ende çështje e pambyllur
02/11 22:58
Top News- Protestë para Kryeministrisë/ Pjesëmarrësit më të pakët, studentët kthehen në auditorë
02/11 22:25
Top Channel/ Lëvizja e fortë, ushtri me AI! Angli-Gjermani vendosin së bashku
02/11 20:25